Sociale 10 August 2025, 14:09 Nga VNA

Kaos në aksin Laç–Lezhë: Radhë kilometrike dhe temperatura përvëluese sfidojnë qytetarët

Ndaje në Whatsapp
Kaos në aksin Laç–Lezhë: Radhë kilometrike dhe

Fluksi i madh i automjeteve këtë fundjavë në aksin kombëtar Laç–Lezhë ka shkaktuar një situatë kaotike, me radhë kilometrike që kanë filluar që nga ora 10:00 e mëngjesit. Pika më problematike është rrethrrotullimi i Fushë Milotit, ku qytetarët po presin me orë të tëra të bllokuar në trafik, nën temperatura të larta mbi 40°C.

Situata është rënduar edhe më shumë për shkak të mbylljes së urës së vjetër të Milotit, e cila sipas autoriteteve është në rrezik shembjeje dhe po merret masa për sigurinë e qytetarëve.

Qytetarët shprehin revolta dhe shqetësime për këtë situatë, duke kërkuar zgjidhje urgjente për lehtësimin e trafikut dhe rikthimin e sigurisë në këtë aks të rëndësishëm rrugor.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme