Sociale 18 March 2026, 12:22 Nga VNA

Kantieri pranë kopshtit 43 dhe çerdhes 26 në Tiranë: fëmijët mes zhurmës së ndërtimit për pesë vite

Ndaje në Whatsapp
Kantieri pranë kopshtit 43 dhe çerdhes 26 në Tiranë:

Një kantier ndërtimi i hapur pranë kopshtit nr. 43 dhe çerdhes nr. 26 në Tiranë ka ngritur shqetësim të madh tek prindërit, pasi zhurma e vazhdueshme e punimeve po zhvillohet pranë ambienteve ku qëndrojnë çdo ditë dhjetëra fëmijë të vegjël.

Sipas prindërve, ndërsa në kantier vazhdojnë punimet për ndërtimin e një pallati, vogëlushët në kopsht dhe çerdhe duhet të përpiqen të përqendrohen në aktivitetet e tyre ditore apo të flenë gjumin e drekës mes zhurmës së makinerive dhe punimeve të ndërtimit.

Problemi bëhet edhe më shqetësues për faktin se, sipas lejes së ndërtimit, punimet për pallatin janë parashikuar të zgjasin deri në pesë vite, çka do të thotë se fëmijët do të përballen për një kohë të gjatë me të njëjtën situatë.

Prindërit thonë se kanë paraqitur ankesa për këtë problem, por deri tani Drejtoria e Kopshteve dhe Çerdheve në Tiranë nuk ka marrë masa konkrete për të gjetur një zgjidhje.

Sipas tyre, institucionet nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për të spostuar përkohësisht fëmijët në ambiente të tjera gjatë kohës së ndërtimit dhe as për të kërkuar nga kompania ndërtuese që punimet të kryhen jashtë orarit mësimor, në mënyrë që të mos ndikojnë tek fëmijët.

Prindërit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme të institucioneve përgjegjëse, duke theksuar se shëndeti dhe qetësia e fëmijëve duhet të jenë përparësi, përpara çdo projekti ndërtimi.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme