Sociale 23 April 2026, 08:03 Nga VNA

Institucionet “në ajër”, shpenzimet për bileta avioni arrijnë 3.8 milionë euro në vitin 2025

Ndaje në Whatsapp
Institucionet “në ajër”, shpenzimet për bileta avioni

Institucionet publike në Shqipëri shpenzuan rreth 377.6 milionë lekë, ose afërsisht 3.8 milionë euro, për bileta të transportit ajror ndërkombëtar gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të raportit vjetor të Agjencisë së Prokurimit Publik.

Shifra shënon rritje prej 8.66% krahasuar me vitin 2024, kurse vlera totale e procedurave të përfunduara me fitues për blerjen e biletave ajrore ishte 347.5 milionë lekë.

Rritja e fondit vjen paralelisht me zgjerimin e numrit të prokurimeve, përmes sistemit dinamik të blerjeve të biletave të transportit ajror ndërkombëtar.

Në vitin 2025, numri total i procedurave arriti në 3,134, nga 2,856 në vitin 2024, duke shënuar rritje prej 9.74%. Ndërkohë, procedurat e përfunduara me fitues u rritën në 2,847, nga 2,592 një vit më parë, ose 9.84% më shumë.

Sistemi dinamik i blerjeve përdoret nga autoritetet kontraktore si mekanizëm i thjeshtuar për sigurimin e biletave ajrore ndërkombëtare për udhëtime zyrtare.

Ai është i hapur për të gjithë operatorët ekonomikë të regjistruar në sistemin elektronik të prokurimit dhe me aktivitet të lidhur me transportin ajror ndërkombëtar. Sipas raportit, procedurat e biletave përbëjnë rreth 14.5% të totalit të procedurave të përfunduara me fitues gjatë periudhës janar–dhjetor 2025.

Megjithatë, pesha financiare e tyre mbetet e kufizuar, duke zënë vetëm rreth 0.3% të fondit total të prokurimeve publike për të njëjtën periudhë. Raporti vë në dukje gjithashtu anulimet në këtë kategori për arsye të ndryshme ku në 2025 ishin 286 procedura.

Rreth 41% e procedurave të anuluara lidhen me gabime ose mangësi në dokumentet e tenderit.

Një tjetër 36% e anulimeve rezulton nga mungesa e ofertave të përshtatshme në treg. Pjesa e mbetur i takon arsyeve si rrethana të paparashikueshme, ankesa të operatorëve ekonomikë ose mungesa së kërkesës nga autoritetet kontraktore.

Blerja e biletave i takon grupit të blerjeve me vlerë të vogël dhe sipas APP, kjo kategori në vitin 2025 shënoi 12,450 procedura me fitues duke ardhur në ulje në raport me vitin  2024./ Monitor

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme