Sociale 8 Gusht 2025, 08:52 Nga VNA

Influencerët e Instagram-it dhe TikTok-erët “bllokojnë” televizionet, bien të ardhurat

Ndaje në Whatsapp
Influencerët e Instagram-it dhe TikTok-erët

Sektori i televizionit në Shqipëri po përballet me sfida të mëdha për shkak të zhvillimeve teknologjike dhe ndryshimit të preferencave të të rinjve.

Rrjetet sociale dhe platformat digjitale po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje, duke ndryshuar mënyrën se si njerëzit konsumojnë përmbajtje dhe duke ndikuar tregun tradicional televiziv.

Kjo ka ndikuar edhe në tregun e reklamave, ku reklamuesit po kalojnë më shumë buxhet drejt platformave digjitale për të arritur audienca më të targetuara.

Qarkullimi vjetor i 10 televizioneve që kanë raportuar të dhënat në vitin 2024 ishte 6.6 miliardë lekë (rreth 67 milionë euro), me rënie prej 0.35% me bazë vjetore. (mungojnë bilancet e Ora dhe Ora News, aktiviteti i të cilave është vënë në sekuestro nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe nuk kanë dorëzuar bilancin e 2024 si dhe të Syri TV e Fax News).

Një vit më parë, të ardhurat ishin rritur me rreth 14%. Nga 10 televizione që kanë raportuar të dhënat, pesë prej tyre panë tkurrje të qarkullimit vjetor.

Biznesi i televizioneve duket se po konkuurohet ndjeshëm nga zhvendoja e reklamave në rrjetet sociale dhe në marketingun direkt që bëhet përmes influencarëve.

Tatimet njohtuan më herët kanë ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale. Bëhet fjalë për platformat Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google; PayPal.

Tatimet bëjnë të ditur se nga verifikimet paraprake dyshohet se janë rreth 33 milionë euro të padeklaruara. Kjo shumë është sa gjysma e të ardhurave që 10 televizionet gjeneruan në 2024-n, me burimin kryesor që janë reklamat e bizneseve.

Oliver Petrovski nga agjencia “New Moment” pohon se tregu i influencuesve është bërë aq i rëndësishëm sa po ndryshon dhe destinacionet e buxheteve të kompanive të mëdha, dukuri që po e ndiejnë madje dhe televizionet që historikisht kanë marrë pjesën e luanit. “Në Shqipëri ky treg është shumë më i zhvilluar se në Maqedoninë e Veriut, psh”.

Biznes me humbje

Krahas ngecjes së të ardhurave, televizionet vijojnë të mbeten një biznes jo fitimprurës. 6 nga 10 televizionet raportuan humbje.

Tregu dominohet nga dy televizionet e mëdha, “Tv Klan” dhe “Top Channel”, që marrin pjesën më të madhe të buxheteve të reklamave dhe arrijnë që të rezultojnë me fitime, ndonëse dhe këto me norma minimale.

“Klan” dhe “Top Channel” vijojnë të dominojnë, me rreth 64% të totalit të qarkullimit dhe janë të vetmit që raportojnë nivele xhirosh nga 18-23 milionë euro.

Për operatorët e tjerë, kufiri maksimal është rreth 6.5 milionë euro. Këto dy televizione kanë dhe rezultat financiar më të qëndrueshëm, me normat e fitimit që variojnë nga 6-13%.

Tregu i reklamave mbetet i ulët, ndërkohë që mungesa e hyrjes së kompanive të mëdha në vitet e fundit, të cilat do të kishin kontribuar në rritjen e buxheteve të marketingut, si dhe përqendrimi i një pjese të fushatave në platformat online dhe tek influencuesit, kanë ndikuar në tkurrjen e ndjeshme të burimeve të të ardhurave për shumicën e televizioneve në Shqipëri.

Gara e televizioneve

“TV Klan” ka vijuar të jetë televizioni më i madh në vend edhe në vitin 2024 nga transmetuesit pa pagesë. Të ardhurat arritën në 2.3 miliardë lekë, me tkurrje prej 6.1%, pas zgjerimit me 19% vitin e mëparshëm. Fitimet ishin 311 milionë lekë, nga 324 milionë lekë, vitin e mëparshëm.

“Top Channel” është i dyti më i madh në vend. Ndryshe nga Klan, Top Channel ia ka dalë të rrisë të ardhurat, i ndikuar dhe nga audienca që i kanë sjellë programet e “Big Brother”. Të ardhurat e televizionit ishin 1.89 miliardë lekë në 2024, me zgjerim prej 7% me bazë vjetore, pas rritjes me 22% n 2023-n. Fitimet para taksave ishin 157 milionë lekë, nga 107 milionë lekë vitin e mëparshëm.

“Media Vizion” (Vizion Plus) kishte një vit pozitiv, teksa raportoi rritjen më të lartë në këtë treg, me 16.4%, në 651 milionë lekë. Edhe një vit më parë televizioni kishte përmirësuar qarkullimin vjetor me 25%. Megjithatë, fitimet mbetën minimale në 22 milionë lekë, nga 20 milionë lekë në 2023-n.

“TV A2” raportoi tkurrje të të ardhurave me 2.3%, në 446 milionë lekë, ndërsa fitimet ishin minimale, në 4.2 milionë lekë, i njëjti rezultat si një vit më parë.

“ABC News” vijoi të mbajë vendin e pestë, ku u ngjit që në 2023-n. Të ardhurat ranë me 14%, në 292 milionë lekë. Televizioni deklaroi një humbje prej 34 milionë lekësh.

“Report TV” (MTSC) është ngjitur për herë të parë në vend të gjashtë, pas rritjes së të ardhurave me 13%, në 292 milionë lekë. Televizioni raportoi humbje prej 22 milionë lekësh.

“Neës 24” ka raportuar rënie të të ardhurave me 22%, në 258 milionë lekë, duke zbritur në vendin e shtatë  dhe ka deklaruar humbje prej 139 milionë lekësh.

“EuroNews” pas rritjes së fortë të vitit të kaluar deklaroi tkurrje të të ardhurave me 33%, në 194 milionë lekë. Kompania vijon të dalë me humbje që nga fillimi i aktivitetit, që në 2024-n u thellua në 139 milionë lekë.

Televizioni “Scan” kishte aktivitet të qëndrueshëm, me rritje 5% në 119 milionë lekë të ardhura.

“MCN TV” (Johaniteri) kishte një vit pozitiv, duke raportuar një rritje të fortë me 34% në 107 milionë lekë. Megjithatë, kompania raportoi humbje prej 30 milionë lekësh./ Monitor

Video

Një helikopter tip Morane 29 u rrëzua në Liqenin Rosporden, në Francë, gjatë një operacioni për shuarjen e një zjarri të madh. Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 19:00, kur mjeti ajror humbi kontrollin teksa po mbushte ujë nga liqeni. Pamjet tregojnë momentin dramatik kur helikopteri u përplas në ujë dhe u shpërbë, pasi piloti humbi kontrollin pas zhytjes së bishtit në liqen. Për fat të mirë, piloti dhe zjarrfikësi në bord arritën të shpëtojnë pa lëndime. Autoritetet franceze vlerësuan guximin dhe profesionalizmin e tyre në përballimin e situatës.

? Përhapet zjarri në Akërni, nis ndërhyrja nga ajri Një vatër zjarri ka përfshirë pyllin me pisha pranë hidrovorit të fshatit Akërni që prej pasdites së sotme. Situata u përkeqësua dhe po punohet për ta vënë nën kontroll. ? Në operacion janë angazhuar 4 helikopterë nga Baza Ajrore e Kuçovës, së bashku me ekipet në terren. ? Forca Ajrore po monitorojnë zonën, për të identifikuar vatra të reja dhe për të evidentuar raste të mundshme të zjarrëvënies së qëllimshme.

Policia Kufitare Vlorë ndihmon turistët në Sarandë dhe Palasë, mbetën në det te hapur ? Sarandë – Rreth një milje larg Gjirit të Sarandës, kapiteni i një jahti me flamur maltez kërkoi ndihmë pasi mjeti i tij pësoi defekt dhe mori ujë. Pas njoftimit, patrulla e Policisë Kufitare ndërhyri menjëherë duke bërë të mundur shoqërimin e sigurt të kapitenit drejt bregut dhe rimorkimin e jahtit drejt Portit të Limionit. ? Palasë – Në zonën e Shën Andreut, disa turistë që ndodheshin në një mjet lundrues u rrezikuan për shkak të kushteve të vështira të detit. Policia Kufitare reagoi me shpejtësi, duke bërë të mundur shoqërimin e tyre të sigurt në breg si dhe ankorimin e mjetit detar në molin e Palasës.

Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, ne fshatin Akërni , Njësia Administrative Novosele . Nga pamjet e para, tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, duke krijuar shqetësim për banorët dhe mjedisin përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Për fat të mirë, pasditja nuk është shoqëruar me erë të fortë, faktor që po ndihmon në frenimin e përhapjes së zjarrit.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme