Sociale 12 January 2026, 10:37 Nga VNA

Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat

Ndaje në Whatsapp
Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që

Shqipëria renditet mes vendeve me transparencën më të ulët për pabarazinë ekonomike, sipas Indeksit të Transparencës së Pabarazisë (Inequality Transparency Index – ITI), një matje globale e publikuar nga World Inequality Lab në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.

Harta më e fundit tregon se vendi ynë bën pjesë në grupin e shteteve që publikojnë pak ose aspak të dhëna të plota mbi shpërndarjen reale të të ardhurave dhe pasurisë, duke e bërë të vështirë kuptimin e pabarazisë së vërtetë në shoqëri.

Indeksi ITI mat transparencën nga 0 në 20 pikë, duke vlerësuar cilësinë, shpeshtësinë dhe aksesueshmërinë e të dhënave për të ardhurat dhe pasurinë.

Shqipëria shfaqet në kategoritë e ulëta të indeksit, krah vendeve të tjera të Ballkanit dhe Afrikës, ndërsa Europa Veriore dhe disa vende të zhvilluara renditen me transparencën më të lartë.

Asnjë shtet në botë nuk ka arritur ende pikët maksimale, çka tregon se mungesa e të dhënave mbi pabarazinë është një problem global, por më i theksuar në vendet në zhvillim.

Raporti vjen në një moment kur pabarazia ekonomike po thellohet. Edhe pse bota është bërë shumë më e pasur gjatë dy shekujve të fundit, përfitimet e rritjes ekonomike janë shpërndarë në mënyrë të pabarabartë.

Të ardhurat mesatare globale janë rritur ndjeshëm, por një pjesë shumë e madhe e pasurisë dhe e të ardhurave është përqendruar në duart e një pakice të vogël, ndërsa miliona njerëz vazhdojnë të jetojnë me mundësi të kufizuara ekonomike.

Sipas World Inequality Lab, mungesa e transparencës krijon terren për keqinformim dhe politika joefektive. Kur të dhënat mbi të ardhurat dhe pasurinë nuk publikohen rregullisht ose nuk janë të aksesueshme për publikun, debatet mbi pabarazinë rrezikojnë të mbështeten në hamendësime dhe jo në fakte. Indeksi ITI synon të ushtrojë presion mbi qeveritë që të publikojnë të dhënat që zotërojnë, duke kombinuar anketat familjare me të dhënat administrative tatimore./Monitor

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme