Sociale 12 November 2025, 09:54 Nga VNA

Imami i Shkodrës shpërthen pas ndërhyrjes së policisë: “Rrugaç me pushtet brenda xhamisë”

Ndaje në Whatsapp
Imami i Shkodrës shpërthen pas ndërhyrjes së policisë:

Kreu i Komunitetit Mysliman në Shkodër, imam Muhamed Sytari, ka reaguar për herë të parë pas ndërhyrjes së policisë që çmontoi tabelën me shkrimin e shenjtë në oborrin e xhamisë “Ebu Beker”.

Në një deklaratë të fortë, Sytari e ka cilësuar drejtorin e Policisë së Shkodrës si “rrugaç me pushtet”, duke e akuzuar për hyrje të paligjshme në territorin e shenjtë të xhamisë.

“E kemi për borxh që lagjes më të vjetër myslimane të Shkodrës t’i ngremë një xhami dinjitoze, në nder të historisë dhe njerëzve të saj. Duhet të punojmë bashkë me institucionet, që të mos mbytemi në një lugë të vogël uji, sepse aty mund të mbytemi të gjithë,” deklaroi ai.

Reagimi i imamit vjen pasi tensionet mes Bashkisë dhe Myftinisë së Shkodrës janë zbutur, ndërsa Myftinia ka lejuar rifillimin e punimeve të Bashkisë në sheshin pranë xhamisë së Parrucës.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme