Sociale 13 May 2026, 12:23 Nga VNA

IKMT pranon problemet në “Durrës Marina”: Dy objekte kanë pësuar ulje deri në 28 centimetra

Ndaje në Whatsapp
IKMT pranon problemet në “Durrës Marina”: Dy objekte

Pas javësh raportimesh dhe shqetësimesh publike mbi sigurinë e disa ndërtesave në projektin “Durrës Marina”, vetë Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka pranuar zyrtarisht se dy prej objekteve kanë pësuar ulje të konsiderueshme strukturore.

Në një deklaratë zyrtare, IKMT bën të ditur se, me urdhër të Kryeinspektorit, është ngritur një grup i posaçëm inspektimi ku kanë marrë pjesë inspektorë të IKMT-së, përfaqësues të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, IMT-së së Bashkisë Durrës dhe specialistë të Institutit të Ndërtimit.

Verifikimet janë kryer për dy objekte në zonat A02 dhe A04 të projektit “Durrës Marina”, aktualisht në fazën e sistemimeve të jashtme. Sipas raportit topografik të Institutit të Ndërtimit, objekti 02 ka pësuar një ulje prej 28 centimetrash, ndërsa objekti 04 një ulje prej 18 centimetrash.

Pikërisht këto konstatime kanë detyruar IKMT-në t’i kërkojë zyrtarisht kompanisë zbatuese marrjen e menjëhershme të masave për projekt-përforcime teknike që duhet të garantojnë qëndrueshmërinë e strukturave.

Megjithëse institucioni përpiqet ta paraqesë situatën si të menaxhueshme dhe nën mbikëqyrje, deklarata përbën pranimin e parë publik se në një nga projektet më të mëdha dhe më të promovuara në vend ekzistojnë probleme serioze që lidhen me stabilitetin e objekteve.

Fakti që ndërhyrjet për përforcim kërkohen ndërsa objektet janë ende në fazë ndërtimi ngre pikëpyetje të forta mbi kontrollin teknik, standardet e zbatimit dhe sigurinë afatgjatë të investimit që është reklamuar si një nga projektet më ambicioze në bregdetin shqiptar.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme