Sociale 13 November 2025, 18:26 Nga VNA

Hygerta Sako reagon pas akuzave për racizëm: “Jam profesioniste, askush s’më pyeti çfarë ndodhi”

Ndaje në Whatsapp
Hygerta Sako reagon pas akuzave për racizëm: “Jam profesioniste,

Moderatorja sportive Hygerta Sako ka reaguar sot pas debatit të ngritur një ditë më parë nga klubi i Burrelit dhe presidenti i skuadrës, lidhur me momentin e qeshurës gjatë intervistës me futbollistin Arnold Kwaku Siaw në emisionin “Super Gol”.

Në deklaratën e saj, Sako tha se situata është keqinterpretuar dhe se portale të ndryshme e kanë publikuar videon pa e kontaktuar për sqarim.

“Unë jam realisht profesioniste, një njeri që dua t’i jap secilit hakun, dua ta respektoj këdo që i sjell diçka të bukur futbollit. Në momentin që unë denigrohem si figurë profesionale dhe gazetare për një gjë që nuk më ka rënë një telefon nga të gjitha këto portale kaq të ndjeshme të më pyesin se çfarë ndodhi në atë studio dhe pse qeshëm… askush,” tha ajo.
Sipas saj, reagimet në rrjet janë ndërtuar për klikime dhe nuk kanë marrë parasysh rrethanat reale të momentit.

Ndërkohë, futbollisti Arnold Kwaku Siaw, i cili ishte në lidhje direkte gjatë incidentit, është shprehur se është “në rregull” me situatën, ndërsa klubi i Burrelit reagoi dje duke e cilësuar episodin si mungesë respekti ndaj lojtarit.

Reagimi i sotëm i Sakos vjen një ditë pasi çështja u bë virale dhe u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme