Sociale 12 February 2026, 10:20 Nga VNA

Humbën jetën nga asfiksimi brenda në shtëpi, trupat e familjes Kola mbërrijnë në Durrës

Ndaje në Whatsapp
Humbën jetën nga asfiksimi brenda në shtëpi, trupat e

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në portin e Durrësit, me traget nga Bari, trupat e katër anëtarëve të familjes Kola, të cilët humbën jetën në Itali si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit në banesën e tyre në komunën e Porcarit.

Familjarë, të afërm dhe të njohur do t’i japin lamtumirën e fundit familjes Kola në fshatin Gryksh i Madh, vendlindjen e tyre. Të afërmit kanë pritur sot trupat për t’i përcjellë më pas drejt fshatit të tyre.

Qindra shqiptarë u bashkuan në një dhurim parash për të bërë të mundur ardhjen e trupave në Shqipëri.
Edhe pse kishin emigruar prej vitesh në Itali, ata kishin lidhur të ardhmen dhe ëndrrat me vendlindjen, aty ku edhe do të prehen përgjithmonë.

Familjarët më të afërt nëna e Arti Kolës dhe vëllai i tij e familjarë të tjerë do të presin ngushëllimet për vdekjen tragjike të 4 personave nga e njëjta familje.

 

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme