Sociale 7 May 2026, 10:26 Nga VNA

Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Sigurisë, AKU bllokon 85.9 kg ushqime dhe gjobit kompaninë e catering-ut

Ndaje në Whatsapp
Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Sigurisë, AKU bllokon

56 studentë të Akademisë së Sigurisë përfunduan me simptoma helmimi pas konsumimit të ushqimit, ndërsa Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar zyrtarisht lidhur me ngjarjen.

Sipas njoftimit të AKU-së, menjëherë pas marrjes së informacionit për rastin janë kryer verifikime në subjektin “SORI-AL”, kompania që ushtron shërbimin e catering-ut pranë Akademisë së Sigurisë në Sauk. Ushqimi, sipas AKU-së, prodhohej në ambientet e garnizonit “Skënderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura në Tiranë dhe më pas shpërndahej në akademi.

Gjatë kontrollit në kuzhinën e vendosur brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, inspektorët konstatuan pilaf, makarona, fasule, sallam dhe kos të hapur gati për shërbim. Nga këto produkte u bllokuan 85.9 kilogramë ushqime dhe u morën mostra për analiza mikrobiologjike, të cilat janë dërguar në laboratorin e ISUV. AKU bëri me dije se subjekti ushtronte aktivitetin në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare, por gjatë verifikimeve u evidentua mungesa e një sistemi funksional dhe të plotë gjurmimi të produkteve ushqimore.

Për këtë arsye ndaj subjektit “SORI-AL” u vendos masë administrative me gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve.

Ndërkohë, priten rezultatet e analizave laboratorike për të përcaktuar shkakun e helmimit të studentëve.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme