Sociale 6 November 2025, 17:36 Nga VNA

Hekurudha Durrës-Tiranë, 4 milionë euro për të sjellë stacionin në kryeqytet

Ndaje në Whatsapp
Hekurudha Durrës-Tiranë, 4 milionë euro për të

Projekti për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe shtesa në Rinas pritet të ketë vijim të punimeve edhe gjatë vitit të ardhshëm, duke planifikuar që të ndërhyhet në stacionin e 11 i cili është lënë jashtë projektit aktual.

Kjo parashikon sjelljen e Stacionit në kryeqytet nga Terminali, që është stacioni final në variantin fillestar. Referuar projekteve që do të financohen nga projektbuxheti i vitit të ardhshëm rezulton se qeveria ka parashikuar 400 milionë lekë apo 4.1 milionë euro për “Zbatimin e projektit të linjës hekurudhore terminali i transportit publik – stacioni i trenit Tiranë (4km), si zgjatim i linjës hekurudhore Durrës – Tiranë”.

Një tjetër projekt që do të financohet po me buxhetin e vitit të ardhshëm është blerja e njësive Elektrike (Emu) për Linjën Hekurudhore Durrës – Tiranë – Rinas me një fond 350 milionë lekë apo rreth 3.6 milionë euro. Tashmë qeveria ka hapur një tender lidhur me elektrifikimin e linjës në fjalë teksa gjithashtu parashikohet të dalë në tregje për të siguruar trenat e nevojshëm para vënies në funksion të hekurudhës.

Më herët, Hekurudha Shqiptare njoftoi për një “market teaser” duke tentuar që të merrte vëmendjen e palëve të interesuara për të ofruar njësitë e nevojshme për hekurudhën. Këto mund të ishin njësi të përdorura, ndërkohë që në të njëjtën kohë deklaroi se operimi i trenave të pasagjerëve do të kishte një model potencial koncesioni, pra, do të jetë nga një operator privat me eksperiencë në këtë fushë.

Në disa deklarata të bërë nga përfaqësues të qeverisë dhe drejtues të Hekurudhës nisja e plotë e operimit do të mund të bëhet vetëm në fillim të vitit 2027.

Ky projekt fillimisht u financua me një kredi rreth 70 milionë euro nga BERZH, ndërkohë që vetëm në fillim të këtij viti qeveria kërkoi një shtesë me 40 milionë euro të kësaj kredie për të mbyllur punimet e saj. Sipas argumentit, shkak për këtë shtesë ishte bërë shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit, që e kanë rritur dukshëm faturën ndërkohë që një pjesë e kësaj shtese do të shkojë për ndërtimin e stacioneve.

Hekurudha Tiranë-Durrës dhe shtesa në Rinas kanë një gjatësi 39 kilometra. Trenat në këtë hekurudhë do të jenë elektrike dhe do të përshkojnë distancën për 22 minuta. Në total do të jenë 11 stacione përgjatë gjithë linjës./Monitor 

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme