Sociale 28 September 2025, 14:45 Nga VNA

Greqia drejt kufizimit të rrjeteve sociale për të miturit, synon të bëhet vendi i parë në Europë

Ndaje në Whatsapp
Greqia drejt kufizimit të rrjeteve sociale për të miturit, synon

Qeveria greke po përgatit një plan të ri që synon mbrojtjen e të miturve në internet, duke ndaluar aksesin në rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç. Po ashtu, pritet të bllokohet qasja e të rinjve nën 18 vjeç në platformat e basteve online dhe blerjen e produkteve të duhanit përmes internetit.

Burime qeveritare për medien greke “Protothema” bëjnë të ditur se Greqia planifikon të jetë gati deri në fund të tetorit për të zbatuar këto masa, duke u bërë kështu vendi i parë në Europë që vendos kufizime të tilla për përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit.

Një vendim i ngjashëm është marrë së fundmi edhe nga Australia, ku që prej 10 tetorit ndalohet aksesi në rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç dhe në platformat e takimeve online, me synimin për t’i mbrojtur nga manipulimi logaritmik dhe ngacmimet seksuale në internet.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme