Sociale 17 January 2026, 19:08 Nga VNA

GPS për dhunuesit dhe fund “pajtimit për hatër të fëmijëve”: ndryshimet e reja ligjore për mbrojtjen e grave

Ndaje në Whatsapp
GPS për dhunuesit dhe fund “pajtimit për hatër të

Deri më sot, Urdhri i Mbrojtjes për shumë gra në Shqipëri ka mbetur shpesh një letër pa vlerë, e paaftë për të ndaluar dhunuesin të rikthehej në shtëpi. Ndryshimet e reja ligjore, të depozituara tashmë në Kuvend, synojnë ta ndryshojnë rrënjësisht këtë realitet, duke vendosur masa konkrete monitorimi dhe duke forcuar mbrojtjen e viktimave të dhunës.

Për rastet e rrezikut të lartë, ligji parashikon që dhunuesi të pajiset me një pajisje monitorimi elektronike GPS, e vendosur në këmbë. Kjo pajisje do të njoftojë menjëherë policinë nëse dhunuesi shkel distancën e përcaktuar nga gjykata dhe i afrohet viktimës.

Një nga ndryshimet më të forta është ndalimi i pajtimit. Në praktikë, shumë gra janë tërhequr nga denoncimi për shkak të presionit familjar apo shoqëror, shpesh me justifikimin “për hatër të fëmijëve”. Me ligjin e ri, edhe nëse viktima deklaron se është pajtuar me dhunuesin, gjyqtari nuk mund ta mbyllë çështjen. Procesi do të vijojë deri në fund dhe urdhri i mbrojtjes do të lëshohet gjithsesi.

Ligji përcakton qartë edhe rastet kur dhunuesi duhet të nxirret menjëherë jashtë banesës, duke i hequr çdo mundësi për të qëndruar në të njëjtën hapësirë me viktimën.

Dhuna nuk do të konsiderohet më vetëm fizike. Në kuadër të ndryshimeve të reja, përfshihet edhe shantazhi online, përndjekja dhe shpërndarja e imazheve intime pa pëlqim. Në këto raste, AKEP dhe AMA do të kenë detyrimin ligjor të fshijnë ose bllokojnë përmbajtjen brenda 12 orëve. Moszbatimi shoqërohet me gjoba të rënda, deri në 500 mijë lekë për çdo ditë vonesë.

Edhe vendi i punës nuk do të jetë më një zonë gri për sigurinë. Punëdhënësit detyrohen të krijojnë mekanizma mbrojtës për punonjësit. Nëse një drejtues apo koleg ushtron dhunë apo ngacmim, kompania ka vetëm 5 ditë kohë për të reaguar. Në të kundërt, rrezikon gjoba që shkojnë deri në 50-fishin e pagës minimale.

Ndryshimet ligjore lidhen drejtpërdrejt edhe me procesin e integrimit europian dhe synojnë zgjerimin e hartës së mbrojtjes nga dhuna, jo vetëm brenda familjes, por në gjithë shoqërinë, duke përfshirë edhe format e reja të dhunës që po shtohen me zhvillimin e teknologjisë.

Nga Esiona Konomi. Report TV

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme