Sociale 15 August 2025, 15:25 Nga VNA

Goditjet në tru, Ministria e Shëndetësisë kërkon 26 mln euro shtesë për pajisje

Ndaje në Whatsapp
Goditjet në tru, Ministria e Shëndetësisë kërkon 26 mln

Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar Ministrisë së Financave që në buxhetin 2026-2 të financojë rreth 26 milionë euro shtesë, të cilat nevojiten për pagat e stafeve mjekësore dhe blerjen e disa pajisjeve që lehtësojnë ndërhyrjet ndaj personave me mpiksje gjaku, nga e cila rrezikohet hemorragjia cerebrale.

Sipas propozimit një fond prej 400 milionë lekësh është kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë për të implementuar politikën e re të pagave, që synon të unifikojë përllogaritjen e vjetërsisë në punë të stafit mjekësor me atë të nëpunësve civilë.

Ministria ka parashikuar gjithashtu investime për shërbimet specifike spitalore. Për trombektominë në QSUT, një shërbim që pritet të përfitojë rreth 300 pacientë në vit, janë kërkuar fonde ekstra 480 milionë lekë ose rreth 4.8 milionë euro.

Trombektomia është një procedurë mjekësore që përdoret për heqjen e mpiksjes së gjakut nga një arterie. Kjo është zakonisht e nevojshme kur mpiksja shkakton bllokim të qarkullimit të gjakut, gjë që mund të çojë në goditje cerebrale (stroke) ose infarkt të zemrës.

Në fushën e shpenzimeve kapitale, për vitin 2026 janë kërkuar fonde shtesë për blerje pajisjesh 250 milionë lekë ose 3.5 milionë euro për Gamma Knife në neurokirurgjinë e QSUT dhe 200 milionë lekë për pajisje biomjekësore të tjera.

Gamma Knife është një pajisje mjekësore shumë e specializuar që përdoret për kirurgji të saktë të trurit pa nevojën për një operacion të hapur. Punon me rreze të fokusuar të rrezatimit që shkatërrojnë qelizat e dëmtuara ose tumorale në tru dhe përdoret për tumoret e trurit, malformacionet vaskulare dhe disa probleme neurologjike.

Në krahasim me rajonin dhe BE-në, pajisjet shëndetësore në spitalet publike shqiptare janë të pakta dhe të vjetruara.

Shqipëria është ndoshta ndër vendet e vetmë në Europë e cila ende nuk ka një Pet-scaner në spitalet publike pajisje MRI ose aparate moderne laboratorike, të cilat konsiderohen standarde bazë edhe në vendet e rajonit. Kjo ndikon direkt në kapacitetin diagnostikues dhe shërbimin ndaj pacientëve.

Shumë aparatura funksionojnë ende me teknologji të vjetruar, duke kufizuar precizitetin dhe shpejtësinë e diagnozës. Edhe kur ekzistojnë pajisje moderne, mungon personeli i trajnuar ose fondet për mirëmbajtje, gjë që rrit rrezikun e ndërprerjes së shërbimit./ Monitor

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme