Sociale 23 November 2025, 11:33 Nga VNA

Gjakova, qyteti ku e gjithë salla këndon në kor/ Ringjallja kulturore që po magjeps shqiptarët

Ndaje në Whatsapp

Gjakova, qyteti ku e gjithë salla këndon në kor/ Ringjallja

Në asnjë qytet tjetër shqiptar nuk ndodh ajo që ndodh në Gjakovë: këngëtari nis këngën dhe e gjithë salla këndon bashkë çdo varg. “Vetëm në Gjakovë”, thonë artistët, dhe duket se kanë të drejtë.

Në një mbrëmje të fundit, formacioni Tirana–Tirona All Stars, i drejtuar nga Edit Pula, solli këngë qytetare nga Tirana, Elbasani e Kavaja para një publiku që i mbajti ritmin me duartrokitje dhe këndoi çdo fjalë të melodive të vjetra – këngë që edhe shumë 30–40 vjeçarëve në Tiranë do t’u dukeshin të panjohura.

Gjakova jeton me muzikën. Shkolla e saj e muzikës ka më shumë nxënës se Liceu i Tiranës, dhe tradita e këngës vijon në çdo brez. Në afterparty, këngëtarët nga Tirana u përzien me artistët vendas dhe vallëzuan deri në orët e para të mëngjesit, ashtu si çdo fundjavë në Gjakovë.

Gjakova, qyteti ku e gjithë salla këndon në kor/ Ringjallja

Historikisht, qyteti ka patur sytë dhe zemrën nga Tirana e Shkodra dhe shpesh cilësohet si “gjymtyra më shqiptare e prerë nga trungu i Shqipërisë”. Sot, Gjakova po përjeton një ringjallje kulturore mbresëlënëse.

Më 15 nëntor, sopranoja botërore Ermonela Jaho këndoi mes lotësh para një salle po aq të emocionuar. Më 21 nëntor, gjakovari Petrit Çarkaxhiu i Jericho-s braktisi rrokun për një performancë shpirtërore e mistike. Ndërkohë, gjatë pasditeve, Artan Fuga dhe një javë më parë Erald Kapri mbajtën diskutime filozofike e historike që tërhoqën dhjetëra të rinj e intelektualë.

Gjakova, qyteti ku e gjithë salla këndon në kor/ Ringjallja


Muzikë autentike shqiptare, panele intelektuale, mikpritje e jashtëzakonshme, kuzhinë tradicionale dhe netë që mbyllen vetëm kur lind drita — Gjakova po shndërrohet në destinacionin më origjinal për ata që duan të përjetojnë autenticitetin shqiptar.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme