Sociale 23 September 2025, 08:25 Nga VNA

Gallup: 36% e shqiptarëve po kërkojnë aktivisht një punë të re

Ndaje në Whatsapp
Gallup: 36% e shqiptarëve po kërkojnë aktivisht një

Një pjesë e konsiderueshme e punonjësve shqiptarë po mendojnë largimin nga vendi i tyre aktual i punës.

Sipas raportit më të fundit të Gallup “State of the Global Workplace 2025”, 36% e shqiptarëve janë duke kërkuar në mënyrë aktive mundësi të reja profesionale.

Kjo e vendos Shqipërinë në vendin e 8-të në Europë dhe Azinë Qendrore për këtë tregues, duke lënë pas vende si Norvegjia, Suedia apo Serbia.

Edhe pse ky tregues është më i ulët se një vit më parë, kur shifra ishte 42%, ai mbetet një sinjal i qartë i pakënaqësisë së lartë në tregun e punës shqiptar.

Ekspertët vënë në dukje se pagat relativisht të ulëta, mungesa e kushteve të mira të punës, pasiguria në vendet e punës dhe emigracioni ekonomik janë ndër arsyet kryesore që i shtyjnë shqiptarët të kërkojnë alternativa.

Raporti i Gallup thekson se dëshira për të ndryshuar punë lidhet ngushtë me nivelin e stresit, mirëqenien e ulët dhe mungesën e angazhimit në punë.

Në Shqipëri, këto dukuri reflektojnë sfidat strukturore të ekonomisë, ku shumë profesionistë të rinj dhe të kualifikuar shohin si zgjidhje të vetme emigrimin ose kërkimin e një punëdhënësi jashtë vendit.

Analistët paralajmërojnë se, nëse nuk adresohen këto probleme, Shqipëria mund të përballet me një “hemorragji të trurit” të profesionistëve të kualifikuar, duke rrezikuar zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e tregut të punës në dekadat e ardhshme.

Ndërkohë, punëdhënësit shqiptarë janë sfiduar të përmirësojnë kushtet e punës, të ofrojnë paga konkurruese dhe të investojnë në mirëqenien e punonjësve për të ruajtur talentin e tyre brenda vendit.

Përveç faktorëve ekonomikë, raporti i Gallup nënvizon edhe rëndësinë e mjedisit të punës dhe mirëqenies psikologjike.

Stresi i vazhdueshëm, mungesa e mbështetjes nga drejtuesit dhe ulja e mundësive për zhvillim profesional janë arsye shtesë që nxisin punonjësit të kërkojnë alternative jashtë vendit ose në kompani të tjera.

Në Shqipëri, fenomeni i largimit të profesionistëve të rinj nuk është i ri, por intensiteti i tij po rritet.

Shumë të rinj të kualifikuar shohin emigrimin si një zgjidhje praktike për të arritur paga më të larta dhe kushte më të mira pune, duke krijuar një sfidë të dyfishtë për ekonominë, si humbja e talentit dhe vështirësi për të tërhequr investime të huaja që kërkojnë fuqi punëtore të specializuar./Monitor

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme