Sociale 27 November 2025, 15:15 Nga VNA

“Fshihet” përmasa e vërtetë e lejeve të ndërtimit

Ndaje në Whatsapp

“Fshihet” përmasa e vërtetë e lejeve të

Bashkia e Tiranës ka dhënë 250 mijë metra katror leje ndërtimi në tremujorin e tretë të këtij viti.

Kjo sipërfaqe përbën 71% të totalit të lejeve të dhëna nga Bashkitë në vend për të njëjtën periudhë, sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT.

Megjithatë, INSTAT, që publikoi të dhënat njoftoi se botimi i statistikave mbi lejet e ndërtimit mbështetet aktualisht vetëm në të dhënat e siguruara nga bashkitë, të cilat janë autoritetet kryesore për dhënien dhe raportimin e këtyre lejeve.

Megjithatë, VKM nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar*, përcakton se në procesin e miratimit të lejeve të ndërtimit përfshihen edhe institucione të tjera përgjegjëse, përveç bashkive.

Duke qenë se ende nuk ka një raportim të standardizuar dhe të plotë nga të gjitha këto ente pranë INSTAT, të dhënat e publikuara për tremujorin e tretë bazohen vetëm në burimet bashkiake.

Të dhënat e publikuara në tremujorin e tretë 2025, nuk mund të krahasohen me të dhënat e tremujorit të tretë 2024.

INSTAT po punon që të gjitha institucionet përgjegjëse të përfshihen në mënyrë të unifikuar në procesin e raportimit statistikor.

Në tremujorin e tretë 2024, në Tiranë ishin dhënë gjithsej një rekord prej 685 mijë metra katorr për leje ndërtimi.

Për gjithë vitin 2024, sipërfaqja e dhënë për leje në kryeqytet ishte rreth 1.9 milionë metra katror.

Gjatë vitet të fundit Këshilli Kombëtar i Territorit që është institucioni kryesor që jep lejet për projektet e mëdha dhe ndërtesat shumëkatëshe ka dhënë leje të shumta, si për qiell gërvishtës në kryeqytet, ashtu dhe resortet turistike në bregdet.

Këto të dhënat duket se mbahen “sekret” dhe do të duhet kohë që të kuptohet situata reale me ndërtimet në vend.

Vetëm në mbledhjet e fundit të KKT-së përgjatë këtij viti janë dhënë të paktën 16 lejë ndërtimi për kulla në Tiranë, që janë më të larta sesa 20 kate, që nuk reflektohen në të dhënat e INSTAT.

Lejet

Sipas INSTAT Në tremujorin e tretë të vitit 2025 janë miratuar 289 leje ndërtimi për ndërtesa të reja.

Sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet në këtë tremujor është 350.603 m².

Vlera e përafërt e projekteve të miratuara (që përfshin si ndërtesat ashtu edhe punimet inxhinierike) arriti në 15,9 miliardë lekë.

Ndërtimet për banim përbëjnë pjesën më të madhe të lejeve të reja, me 231 leje dhe sipërfaqe ndërtimi 273.190 m².

Ndërtesat jo-rezidente (si hotele, ndërtesa tregtare dhe industriale) zënë pjesën tjetër me 58 leje ndërtimi dhe 77.413 m² sipërfaqe.

Qarku i Tiranës mban peshën kryesore me 93 leje ndërtimi të reja dhe sipërfaqe ndërtimi 252.026 m².

Rritje në vlerën e projekteve ndërtimore u regjistrua në qarqet Elbasan, Kukës dhe Dibër./Monitor.al/

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme