Sociale 9 January 2026, 12:11 Nga VNA

FSHF do të ndërtojë fusha në Përrenjas, por duhen për… Partinë Agrare

Ndaje në Whatsapp
FSHF do të ndërtojë fusha në Përrenjas, por duhen

Federata Shqiptare e Futbollit ka shpallur vendimin për të ndërtuar dy fusha sportive në Përrenjas. Po, në Përrenjas – një qytet që sot nuk ka asnjë ekip të regjistruar në FSHF, as për futboll profesionist dhe as për futboll amator.

A e meriton ky komunitet një investim të tillë? Pa asnjë dyshim që po. Çdo komunitet ka të drejtë për investime publike dhe sportive. Por zakonisht, investime të kësaj natyre bëhen mbi bazën e një studimi: ku ka më shumë nevojë, ku ka popullsi më të madhe, ku ekziston traditë sportive, apo ku ka projekte zhvillimi infrastrukturore që e justifikojnë ndërhyrjen. Përrenjasi, sado sportdashës të jenë banorët e tij, nuk plotëson asnjërin prej këtyre kritereve.

Një investim i tillë nga FSHF fare mirë mund të ishte bërë në Elbasan apo në Pogradec, ku qindra të rinj nuk kanë ku të stërviten dhe ku prindërit detyrohen të paguajnë shuma të konsiderueshme nga xhepi për aktivitetet sportive të fëmijëve të tyre. Por jo. Armand Duka ka zgjedhur Përrenjasin.

Pse Përrenjasin? Sepse në këtë zonë pritet që Partia Demokratike t’i lërë hapësirë Partisë Agrare të Agron Dukës, vëllait të tij. Investimi në këtë mënyrë shërben për disa qëllime njëkohësisht: hap disa vende pune, punëson disa njerëz, i bën një “lavazh” komunitetit, sjell disa figura të sportit për inaugurime me “bukë dhe cirk”, dhe politikisht vret disa zogj me një gur. Por futbollit, realisht, nuk i shërben për asgjë.

Ky nuk është rasti i parë kur hidhen miliona euro për investime që më pas nuk prodhojnë asnjë efekt real. Mjafton të pyesni për aeroportin e Kukësit: 11 milionë euro investim dhe sot mezi shërben për të bërë foto.

Futbolli shqiptar ka nevoja reale, emergjente dhe të matshme. Por vendimet e tilla tregojnë edhe një herë se prioriteti nuk është sporti, por llogaria politike.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme