Sociale 27 Janar 2026, 17:38 Nga VNA

Frika nga autizmi ul vaksinimin, vendi në rrezik epidemik

Ndaje në Whatsapp

Frika nga autizmi ul vaksinimin, vendi në rrezik epidemik

Që prej pandemisë, numri i prindërve që refuzojnë vaksinimin e fëmijëve është rritur ndjeshëm. Vlora, Lezha dhe Tirana janë pikat më të nxehta të këtij fenomeni, me përqindjet më alarmante të fëmijëve të pavaskinuar. Dezinformimi dhe teoritë konspirative në rrjetet sociale po sfidojnë shëndetin publik, teksa ekspertët paralajmërojnë se rikthimi i mbulimit vaksinal mbi 95% është jetik, përndryshe rreziku i shpërthimeve epidemike mbetet i pashmangshëm.

Afër 18 për qind e fëmijëve në Qarkun Vlorë, nuk morën vaksinën e detyruar për vitin 2024, ndërsa edhe në rrethe të tjera të mëdha, refuzimi mbetet i lartë. Të dhënat mbi mbulimin vaksionor në vend në periudhën 2015-2024, të siguruara nga Faktoje.al nga Instituti i Shëndetit Publik, (ISHP), ngrenë shqetësimin se vaksinimi në vend që nga koha e pandemisë dhe në vijim, ka ardhur në ulje.

Në rastet e shfaqjes së fruthit dhe sëmundje të tjera ngjitëse në moshat pediatrike, është vërtetuar se fëmijët kanë refuzuar vaksinat dhe ky fenomen po zgjerohet, pavarësisht se shërbimi vaksinor mbetet i mbuluar në të gjithë vendin dhe autoritetet thonë se sensibilizimi është shtuar.

Një nga masat kryesore për të detyruar prindërit të vaksionojnë fëmijët është mosregjistrimi në çerdhe, kopshte dhe shkolla. Nëse nuk paraqesin kartelën e plotësuar të vaksinimit, fëmijët nuk mund të regjistrohen. Por ky rregull nuk aplikohet në sektorin privat.

 “Gjatë vitit 2025, u evidentua një shpërthim i fruthit me disa raste në një çerdhe private në Fier, ku u konstatua se fëmijët e prekur ishin të pavaksinuar. Ky rast nënvizon nevojën për forcimin e kontrollit dhe zbatimin e njëtrajtshëm të kritereve të vaksinimit, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat”, thotë për Faktoje.al, mjekja epidemiologe, Rovena Daja, eksperte pranë Institutit të Shëndetit Publik.

Frikë nga autizmi

Shtimi i rasteve të shfaqjes së autizmit në grupmoshat 2-3 vjeç shpesh është lidhur nga prindërit me kryerjen e vaksinave, por kjo teori pa bazë shkencore, e shoqëruar edhe me publikime pa kritere në rrjetet sociale të deklaratave nga “konspiracionistë”, përveç konfuzionit ka sjellë refuzim të vaksinimit të fëmijëve nga disa prindër.

“Sipas vlerësimeve zyrtare të Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), vaksinat që hasin më shpesh problematika në zbatimin e tyre janë vaksina FRP (Fruth–Rubeolë–Parotit) dhe vaksina kundër HPV-së. Një nga polemikat më të spikatura lidhet me vaksinën FRP/MMR dhe pretendimin se ajo shkakton autizëm”- thotë për Faktoje, mjekja epidemiologe, eksperte në Institutin e Shëndetit Publik, Rovena Daja.

Sipas saj, ky pretendim e ka origjinën nga një artikull i publikuar në vitin 1998 në revistën The Lancet, nga Andrew Wakefield, i cili më vonë u tërhoq për shkak të shkeljeve serioze etike dhe metodologjike.

“Ky publikim shtuar edhe shumë raste të publikimeve pa bazë shkencore, apo duke u mbështetur në teori konspirative janë disa nga shkaqet që prindërit refuzojnë ti vaksinojnë fëmijët”, thotë ekspertja Daja.

“Sa i përket vaksinës kundër HPV-së, ajo perceptohet nga disa prindër si “vaksinë e re” në Shqipëri. Në fakt, kjo vaksinë përdoret globalisht prej më shumë se 20 vitesh, me një profil të lartë sigurie dhe efikasiteti në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me HPV”, shton ajo.

Vaksinim me frikë

Në një vëzhgim të bërë nga Faktoje. al në kopshte të Tiranë, prindërit thonë se shpesh vihen në mëdyshje mbi vaksinimin, duke e shtyrë disi në kohë injektimin e dozave të përcaktuara në kalendar strikt nga institucionet shëndetësore. Megjithatë, të tjerë pranojnë se kanë dëgjuar, madje edhe në çerdhe dhe kopshte ku kanë fëmijët e tyre që disa nga prindërit refuzojnë të bëjnë vaksinat.

“Po njoh disa që e kanë shumë merak dhe akoma s’ia kanë bërë. Fëmija bën 3 vjeç dhe akoma s’ia kanë bërë (vaksinën). Personalisht se kam pasur fare merak këtë gjë”-thotë një nënë e re.

Frika nga autizmi ul vaksinimin, vendi në rrezik epidemik 

Frika nga autizmi ul vaksinimin, vendi në rrezik epidemik 

Një ndërlidhje e frikës së prindërve e shoqëruar me dezinformacionin e marrë në rrjetet sociale, kryesisht nga burime të pakunfimuara dhe jo shkencore, ka bërë që në vendin tonë nga nisja e pandemisë dhe deri më tani të kemi një problem në vaksionimin e fëmijëve.

“Vaksinat që paraqesin më shpesh problematika janë: vaksina ndaj FRP (kundër fruthit, rubeolës dhe parotit), doza e parë që aplikohet 12-15 muaj dhe vaksina ndaj HPV që aplikohet 13 vjeç”, thotë ISHP për Faktoje.

Sipas këtij institucioni, duke parë uljen e numrit të fëmijëve të vaksionuar që nga periudha e pandemisë është punuar si me sensibilizim të shtuar, ashtu edhe rekomandime të përhershëm nga mjekë pediatër për të ndërgjegjësuar prindërit për vaksionim në kohë dhe të plotë sipas kalendarëve të vendosur nga institucionet shëndetësore. 

Rrethet më problematike

Në referim të të dhënave nga ISHP, qarku me për qindje më të lartë të vaksionimit është ai i Dibrës. Edhe në periudhë pandemie niveli i vaksinimit ka qenë mjaft i lartë, ku për disa vite rresht rezulton edhe në masën 100 për qind të vaksinimit.

Situatë krejt tjetër është në qarkun Vlorë me numër të lartë popullsie. Veçanërisht viti 2024 cilësohet si më problematik ku 82.3 për qind e fëmijëve morën vaksinat, ndërsa 17.7 për qind e kanë refuzuar. Për ekspertët kjo cilësohet shifër shumë e lartë dhe shqetësuese. Po ashtu edhe në vitet e mëparshme për vitet 2021-2023 luhatet mes shifrave 87-90 për qind me mbulesë vaksinore.

Pas Vlorës, një tjetër qark me probleme në vaksionim konsiderohet edhe Lezha. Trendi i rënies nis në periudhë pandemie dhe ka mbajtur të njëtën kurbë për vitet pasardhëse në shifrat deri në 96 për qind.

Frika nga autizmi ul vaksinimin, vendi në rrezik epidemik

Po ashtu Tirana dhe Shkodra në vlera të përafërta rezulton se 3-4 për qind e fëmijëve figurojnë të pavaksinuar, një shifër problematike referuar numrit të lartë të banorëve që kanë të dyja qarqet në vend.

“Pandemia COVID-19 ka pasur ndikim të ndjeshëm në programet e vaksinimit jo vetëm në Shqipëri, por është një fenomen i vërejtur në nivel global. Në periudhën pas pandemisë, Programi Kombëtar i Vaksinimit ka organizuar fushata ndërgjegjësimi dhe informimi për prindërit, ka realizuar trajnime dhe aktivitete sensibilizuese me stafin mjekësor, me fokus komunikimin me prindërit hezitues ndaj vaksinimit. Këto aktivitete vijojnë edhe aktualisht, me qëllim rikthimin dhe ruajtjen e mbulesës vaksinale mbi 95 % sipas udhëzimeve të OBSH-së”, thotë ISHP./Faktoje.al/

Video

Një grup aktivistësh zhvilloi një protestë para Kryeministrisë në lidhje me vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Izrael. Protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre përmes thirrjeve si “Jo në emrin tim” dhe “Liri për Palestinën”. Gjatë protestës u shënuan përplasje me forcat e rendit.

Deputeti Klevis Balliu dhe disa anëtarë të Partisë Demokratike janë paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës për të kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar pas tubimit të opozitës më 24 janar. Në ambientet e gjykatës janë të pranishme edhe forca policie për të garantuar sigurinë, ndërsa nuk kanë munguar përplasjet sporadike me deputetin Balliu, i cili kërkoi të hynte brenda godinës së gjykatës.

Deputeti Arjan Ndoja i “tërheq” vëmendjen Gazment Bardhit dhe Taulant Ballës pasi të dy u përfshinë në një debat të zhurmshëm jashtë rendit të ditës.

Rrëshqitje masive toke janë regjistruar në Siçili, pas një stuhie të forte që goditi rajonin, duke lënë disa banesa në buzë të greminës dhe duke rrezikuar sigurinë e banorëve. Sipas autoriteteve, situata e krijuar ka detyruar evakuimin e më shumë se 1 000 personave nga zonat e rrezikuara. Pamjet me dron tregojnë nivelin e dëmeve dhe afërsinë e banesave me zonën e shembur. Autoritetet lokale po vijojnë monitorimin e terrenit dhe vlerësimin e rrezikut për rrëshqitje të tjera.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme