Sociale 24 August 2025, 19:03 Nga VNA

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave/ Produkti i pranishëm dhe në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21

Autoritetet franceze të shëndetësisë kanë urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të një serie djathërash të butë, pas një shpërthimi rastesh të listeriozës, i cili ka prekur 21 persona në moshat 34–95 vjeç. Sipas Agjencisë Franceze të Shëndetit Publik, dy prej të prekurve kanë ndërruar jetë.

Hetimet fillestare tregojnë se infeksioni dyshohet të jetë i lidhur me konsumin e djathërave të prodhuara nga kompania Chavegrand, të cilat përdorin qumësht të pasterizuar. Djathërat e kontaminuar janë shpërndarë jo vetëm në supermarkete të mëdha brenda Francës, por edhe në rreth 30 vende të tjera, përfshirë Shqipërinë, Mbretërinë e Bashkuar, Norvegjinë, Belgjikën, Danimarkën dhe shumë shtete të tjera.

Listerioza është një infeksion serioz, veçanërisht i rrezikshëm për gratë shtatzëna, të moshuarit dhe personat me sistem imunitar të dobësuar. Simptomat mund të përfshijnë ethe, dhimbje muskujsh, të përziera, dhe në raste të rënda edhe meningjit.Autoritetet franceze të shëndetësisë kanë bërë thirrje të forta për të mos konsumuar djathrat e tërhequr nga tregu dhe të monitorojnë nga afër shëndetin e tyre nëse i kanë konsumuar kohët e fundit. Në paralajmërim për publikun, zyrtarët nënvizojnë rëndësinë e kujdesit të veçantë ndaj grupmoshave më të ndjeshme dhe personave me sëmundje kronike ose sistem imunitar të dobësuar.

Hetimet për burimin e saktë të infeksionit dhe masat për të parandaluar shpërndarjen e mëtejshme të produkteve të kontaminuara vazhdojnë, ndërsa autoritetet po koordinojnë veprimet me partnerët ndërkombëtarë ku djathërat janë shpërndarë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme