Sociale 25 August 2025, 09:46 Nga VNA

Franca dhe Gjermania, dy “pushtuesit” e rinj të Shqipërisë, zëvendësojnë italianët 

Ndaje në Whatsapp
Franca dhe Gjermania, dy “pushtuesit” e rinj të

Në rrugët e Tiranës dhe jo vetëm, këtë vit has shpesh djem të rinj gjermanë, me çanta në shpinë, teksa akomodohen në shtëpitë me qira, apo të ulur në bare e restorante. Të shumta janë dhe ata që flasin frëngjisht.

Franca dhe Gjermania janë dy shtetet që këtë vit kanë “pushtuar” Shqipërinë, duke ia marrë stafetën Italisë, që deri një vit më parë e kishin të dukshme preferencën për vendin e shqiponjave. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se si Franca ashtu dhe Gjermania kanë shënuar rritje të fortë të hyrjeve në vend.

Në janar-korrik, hyrjet nga Gjermania arritën në 231 mijë, me një rritje prej 28%, ose 50 mijë më shumë. Gjermania është ngjitur për herë të parë në vendin e gjashtë, pas Kosovës, Italisë, Maqedonisë së Veriut, malit të Zi e Greqisë, vende që tradicionalisht e kanë vizituar Shqipërinë. Operatorët turistikë pohojnë se kryesisht po vijnë turistë individualë dhe të rinj. Edhe në korrik vijoi tendenca pozitive me 15% hyrje më shumë.

E fortë ka qenë rritja dhe nga Franca, me 160 mijë hyrje nga ky vend për janar-korrik, ose  48% më shumë, duke u ngjitur në vendin e nëntë. Në numër Franca ka pasur dhe nivelin më të lartë të rritjes nga të gjithë shtetet me 51 mijë më shumë. Tendenca e tyre duket e qëndrueshme, me korrikun që shënoi një rritje prej 55%. Operatorët turistikë pohojnë se ata janë në negociata për të mbyllur kontrata me turistët francezë për vitin tjetër.

Francezët dhe gjermanët duket se po “zëvendësojnë” itaianët, interesi i të cilëve për Shqipërinë këtë vit duket i zbehur. Në janar-korrik hynë në vend 664 mijë shtetas italianë, me rritje 4.5%. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë zgjerimi kishte qenë 47%. Gjithsesi italianët mbeten grupi i dytë më i madh i turistëve në vend, me 10% të totalit, për 7 mujorin, përkundrejt Gjermanisë 3.5% dhe Francës 2.4%.

Shtetasit nga Kosova vijojnë të mbeten grupimi më i madh i turistëve në Shqipëri, me 35% të totalit për 7 mujorin, ndonëse tendenca është në rënie.

Përkundrejt francezëve e gjermanëve, turizmi po shfaq shenja ngadalësimi këtë vit. Për janar-korrik në vend kanë hyrë 6.58 milionë shtetas të huaj, me rritje 3.5% me bazë vjetore, nga 23% të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe në korrik shifrat ishin të vakëta, me 1.82 milionë hyrje, ose vetëm 0.4% më shumë se korriku 2024./MONITOR

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme