Sociale 9 Janar 2026, 09:04 Nga VNA

Fondi për emergjencat civile, një pikë ujë në detin e madh të përmbytjeve

Ndaje në Whatsapp
Fondi për emergjencat civile, një pikë ujë në detin e

Fondet për emergjencat civile po vijnë në rritje me rreth 5.8 miliardë lekë këtë vit (58 milionë euro), me rritje 45 për qind në raport me vitin 2025, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, por duke marrë në konsideratë gamën e gjerë të kompetencave që ka ky institucion, ato janë një pikë uji në gamën e gjerë të nevojave.

Sipas ligjit aktual për emergjencat civile, ky institucion ngarkohet të identifikojë, vlerësojë dëmet që shkaktohen nga (tërmete, përmbytje, zjarre, rrëshqitje toke, aksidente industriale, etj.).

Harton planet e mbrojtjes civile në nivel kombëtar dhe vendor. Koordinon ndërhyrjet, merr masa për evakuimin e popullsisë, strehimin emergjent dhe mbrojtjen e jetës e pronës. Vlerëson dëmet njerëzore, materiale dhe ekonomike, koordinon ndihmën humanitare dhe logjistike dhe mbështet proceset e rikuperimit dhe rindërtimit pas fatkeqësive.

Llogaritë e qeverisë në Planin Kombëtar për Përshtatjen ndaj Rreziqeve Klimatike tregojnë se vetëm nga përmbytjet, dëmet që iu krijuan vendit nga 1990–2023 janë 2,3 miliardë dollarë amerikanë, shumë herë më të larta se fondet buxhetore për parandalimin e tyre. Në të njëjtin dokument thuhet se duhen së paku 8–9 miliardë euro për të zbutur dëmet që mund të vijnë nga rreziqet që po krijojnë ndryshimet e klimës.

Qeveria e Shqipërisë jep nga buxheti i shtetit për kanalet e kullimit dhe argjinaturat rreth 1,1 miliardë lekë në vit (12 mln euro), të cilat, ndryshe nga fondet e tjera buxhetore, realizohen në 100 për qind. Nevojat dhe kapacitetet për infrastrukturën e kullimit duket se janë shumë më të larta se fondet në dispozicion, që përbëjnë më pak se 1 për qind e fondeve buxhetore për investime.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se fondet e vëna në dispozicion për emergjencat civile në katër vitet e fundit janë 17 miliardë lekë, rreth 170 milionë euro, por ato janë ende shumë të ulëta për të plotësuar të gjithë infrastrukturën që duhet për të luftuar të gjitha llojet e fatkeqësive natyrore.

Përmbytjet, daljet e lumenjve nga shtrati, rrëshqitjet e tokës apo dëmtimet e infrastrukturës urbane dhe bujqësore shpesh prodhojnë humbje ekonomike që tejkalojnë disa herë fondet vjetore të vëna në dispozicion për parandalim, mbrojtje dhe rehabilitim.

Me gjithë rritjen, buxheti i vitit 2026 për emergjencat civile është i pamjaftueshëm për t’u orientuar drejt investimeve afatgjata në infrastrukturë dhe menaxhim të rrezikut klimatik, ndërkohë që kompensimi i dëmeve kërkon një angazhim ekstra.

Dëmet ekonomike totale globale nga katastrofat klimatike arritën rreth 328 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2024, me rritje krahasuar me vitin 2023, sipas të dhënave nga OECD. Në BE, sipas analizave të fundit, dëmet ekonomike vjetore nga rreziqet klimatike janë rritur ndjeshëm me rreth 45 miliardë dollarë në vit./Monitor

Video

“Pas ndërprerjes së internetit, regjimi sonte ka ndërprerë edhe energjinë elektrike në shumë pjesë të Teheranit. Protestuesit kundër regjimit po përdorin dritat e telefonave të tyre për të treguar se sa shumë prej tyre kanë dalë në rrugë.”

Mjafton të flasësh si njeri i lirë për të thënë disa të vërteta pa iu servilosur kryetarit të partisë për një karrige apo për një mandat…

Një traktor i viti 1978 sipas modelit kinez, përdoret ende dhe sot në Mokër të Korçës për të pastruar rrugët nga dëbora.

Një automjet tip “Audi” ka rënë në rrjedhën e përroit në fshatin Dars të Klosi, në orët e para të mëngjesit, duke lënë një pasagjer të zhdukur. Drejtuesi i mjetit, 24-vjeçari A. L., është arrestuar, pasi rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe u largua nga vendngjarja pa i dhënë ndihmë pasagjerit. Pasagjeri i automjetit, 30-vjeçari J. K., gjithashtu banues në Fullqet, dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit. Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme