Sociale 2 Shkurt 2026, 09:55 Nga VNA

FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse, nga fundi i Europës

Ndaje në Whatsapp
FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për

Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër më të rëndësishëm, të ardhurat për frymë sipas standardit të fuqisë blerëse, për vitin 2025.

Të dhënat janë bërë të ditura në data basë e FMN-së. Për të dy treguesit, Shqipëria renditet ndër të fundit në Europë.

Treguesi i të ardhurave për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, në vitin 2025 ka arritur në 11 mijë dollarë, sipas të dhënave të FMN-së. Me këto nivele, Shqipëria ia ka kaluar Maqedonisë së Veriut (10,377 USD) dhe Bosnjë-Hercegovinës (9467), kur disa vite më parë renditej pas tyre.

Ndërkohë, shteti më i varfër i Europës vijon të mbetet Kosova (8033 USD për frymë). Shqipëria është favorizuar vitet e fundit nga nënçmimi i Euros dhe Dollarit, duke rritur automatikisht të ardhurat për frymë të popullatës.

Në rajon, kryesimin e ka marrë Serbia, me 15.3 mijë dollarë për frymë, duke ia kaluar Malit të Zi (14.9 mijë), që për shumë vjet kishte mbajtur kryesimin.

Të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa 28% e mesatares së Europës dhe 23.7% të mesatares së Bashkimit Europian (46,804 USD). Shqipëria nuk ka arritur as mesataren globale, që është 14.6 mijë dollarë për frymë, por mbetet në 76% të saj.

Në treguesin tjetër, atë të të ardhurave për frymë sipas barazisë së fuqisë blerëse, që matet në dollarë ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet pas Maqedonisë së Veriut, në një tregues se paraja në vend ka më pak vlerë se në shtetin fqinjë, për shkak të kostos më të lartë të jetesës, ndonëse të ardhurat janë më të larta. Shqipëria është e 85-a në këtë renditje me një nivel prej 23.3 mijë dollarë ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut është në vend të 77, Bosnjë-Hercegovina e 89-a dhe Kosova e 98-a.

Ky tregues, i prodhimit të brendshëm për frymë (PBB) sipas barazisë së fuqisë blerëse (PPP), tregon sa prodhim ekonomik i takon mesatarisht çdo banori në një vend, duke marrë parasysh edhe sa shtrenjtë apo lirë janë mallrat dhe shërbimet aty.. 

Ndryshe nga PBB-ja për frymë e llogaritur vetëm me kurs këmbimi, PPP korrigjon për diferencat e çmimeve mes vendeve, duke e kthyer të ardhurën në atë që quhet “dollar ndërkombëtar”, që përfaqëson të njëjtën fuqi blerëse kudo. Me fjalë të thjeshta, ky tregues tregon jo vetëm sa prodhon një ekonomi për person, por edhe sa mund të blejë realisht një person me ato para në vendin e vet, ndaj përdoret për të krahasuar standardin e jetesës mes vendeve./Monitor

 

 

 

 

Video

Kur bëjnë sherr me njëri tjetrin i thonë dhe ca të vërteta https://www.vna.al/politika/balla-topallit-mos-bej-sikur-te-dhemb-shpirti-ne-2021-kemi-bashkepunuar-i19616

Enis Hoxha, ish-nëndrejtori i Hipotekës dhe kunati i Arben Ahmetajt, në SPAK

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë një replike me deputeten e PD, Jozefina Topalli. Teksa Topalli po fliste nga vendi, Balla iu drejtua duke i thënë që të mos bëjë “sikur i dhemb shpirti për Saliun”, ndërsa i rikujtoi se në vitin 2021 kanë bashkëpunuar kundër Berishës. Nga ana tjetër, Topalli është çuar dhe ka replikuar duke thënë se nuk e ka takuar kurrë Taulant Ballën, dhe se sipas saj zgjedhja e saj në 2021 ishte sepse në krye të PD-së ishte një njeri i kontrolluar nga socialistët. https://www.vna.al/politika/balla-topallit-mos-bej-sikur-te-dhemb-shpirti-ne-2021-kemi-bashkepunuar-i19616

Ujëvarat e Niagarës janë ngrirë pjesërisht, duke sjellë turma turistësh për të parë këtë spektakël dimëror. Ujëvarat kanë ngrirë plotësisht vetëm një herë në historinë e regjistruar, në vitin 1848.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme