Sociale 14 November 2025, 15:35 Nga VNA

FMN kundër paqes fiskale: Paralajmëron rrezik për administrimin e tatimeve dhe barazinë fiskale

Ndaje në Whatsapp

FMN kundër paqes fiskale: Paralajmëron rrezik për administrimin e

Misioni i FMN-s në Tiranë është shprehur hapur kundër paqes fiskale të propozuar nga qeveria shqiptare, pjesë e paketës fiskale që pritet të miratohet në Parlament. Shefja e misionit, Anke Weber, gjatë prezantimit të konkluzioneve vjetore për ekonominë, paralajmëroi se drafti aktual rrezikon të cenojë përparimin e bërë në administrimin e të ardhurave.

“E kemi parë draftin e fundit të paketës së propozuar për paqen fiskale. Ne kemi frikë se disa prej elementeve të saj mund të minojnë progresin e viteve të fundit dhe të krijojnë rreziqe për përmbushjen dhe drejtësinë fiskale,” u shpreh Weber, në prani të ministrit të Financave, Petrit Malaj, dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Projektligji për “Marrëveshjen e Paqes Fiskale” parashikon korrigjimin e pasqyrave financiare dhe fshirjen automatike të detyrimeve të krijuara deri më 31 dhjetor 2014 (me përjashtim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore). Borxhet e periudhës 2020–2024 do të përfitojnë falje gjobash dhe kamatash nëse paguhen brenda vitit 2026. Në total, rreth 2.1 miliardë euro borxhe tatimore e doganore përfshihen në këtë skemë.

Megjithë rezervat për paqen fiskale, FMN vlerësoi ecurinë e qëndrueshme të ekonomisë shqiptare. Weber tha se Shqipëria mbetet “një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Europë”, me parashikim rritjeje 3.5% për 2025 dhe 3.6% për 2026, të mbështetur nga kërkesa e brendshme dhe turizmi. Ajo paralajmëroi presione fiskale nga rritja e shpenzimeve sociale dhe mbrojtjes, si dhe rreziqe të reja në sektorin financiar.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se ekonomia shqiptare ka ruajtur trajektoren pozitive, me rritje 3.6% në gjashtëmujorin e parë të 2025-ës. Ndërsa Guvernatori Gent Sejko nënvizoi stabilitetin e inflacionit dhe rritjen e eksporteve të shërbimeve, që kanë kompensuar rëniet në sektorë të tjerë.

(Burimi: TCh)

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme