Sociale 12 October 2025, 11:30 Nga VNA

Federatë dhe politikanë në ekstazë. Euforia e fitores që duhet të na kujtojë sa pak kujdesemi për futbollin

Ndaje në Whatsapp
Federatë dhe politikanë në ekstazë. Euforia e fitores

Shqipëria fitoi 1 me 0 ndaj Serbisë dhe festa shpërtheu nga Tirana në New York, nga Shkodra në Londër. U përqafuam nëpër rrugë, brohoritëm në dritare, u ndjemë një komb i vetëm — më në fund, një arsye për t’u gëzuar pa hije politike. Dhe do të zgjasë kjo eufori për ditë të tëra: do ngremë në qiell Rei Manajn, do i kthejmë në heronj djemtë tanë kuqezi, do dëgjojmë Armando Dukën dhe politikanët që sot do pozojnë si tifozë të zjarrtë.

Por pas çdo ndeshjeje të madhe, rikthehet e njëjta pyetje që askush nuk e guxon ta bëjë në mes të festës: sa fusha futbolli ka në Shqipëri? Sa investime ka për fëmijët që ëndërrojnë të jenë si Rei Manaj? Sa trajnerë, kushte, apo akademi serioze ekzistojnë për talentet e reja?

E vërteta është e hidhur: kampionati shqiptar është shndërruar në një cirk qesharak, pa sponsorë, pa besueshmëri, pa tifozë. Dhe teksa politikanët e sotëm rrinë në tribunë me shallin kuqezi, po këta janë ata që s’kanë ndërtuar dot as një fushë futbolli të denjë për fëmijët e vendit të tyre.

Ndaj, kur të shuhet festa, kur t’i heqim flamujt nga makinat dhe rrjetet, të kujtojmë se skuadra që na bën të krenohemi është ndërtuar jashtë vendit, nga djem që Shqipërinë e kanë në zemër, por jo në infrastrukturë. Ne gëzojmë, por harrojmë të ndërtojmë që gëzimi të mos jetë kaq i rrallë.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme