Sociale 5 November 2025, 14:35 Nga VNA

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

Ndaje në Whatsapp

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve

Shteti shqiptar iu detyrohet ish-pronarëve një dëmshpërblim prej 18 milionë euro për gjyqet e fituara në Strasburg. Detyrimi është krijuar deri në shtator të vitit 2025, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të bëra publike me projektbuxhetin e vitit 2026, për 12 çështje të fituara në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Deri në shtator të 2025, nga totali i vendimeve vetëm një prej tyre, çështja “Meli dhe Slinkels Family Brewers N.V. kundër Shqipërisë” është aktualisht në proces likuidimi me vlerë dëmshpërblimi prej 17,200 euro.

Që prej vitit 2023, lista e çështjeve për dëmshpërblim vijon të kryesohet nga çështja “Sharxhi kundër Shqipërisë” me detyrim financiar prej 13,3 milionë euro, e ndjekur nga çështja “Rista dhe të tjerë kundër Shqipërisë” me detyrim 4,4 milionë euro.

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve

Ministria e Financave dhe Ekonomisë nënvizon në relacionin e projektbuxhetit se ka respektuar në vazhdimësi të gjitha vendimet e miratuara nga GJEDNJ-së, kjo duke konsideruar faktin se kur pagesat nuk kryhen brenda afatit tre mujor nga data kur vendimi përkatës merr formën e prerë, shteti shqiptar ngarkohet me pagesën e një kamatë-vonese për çdo ditë vonesë.

Sidoqoftë, për garantimin e shlyerjes në kohë të këtyre vendimeve, MFE veçon në relacion se ka rekomanduar vazhdimisht përdorimin e të gjitha kanaleve të mundshme institucionale dhe proceduriale, brenda hapësirave që siguron kuadri ligjor në fuqi, duke sugjeruar sipas mundësive të buxhetit të shtetit skedulimin me këste të detyrimit financiar, në negocim me përfituesit.

Edhe për vitin 2025, likuidimi i detyrimeve të këtij lloji përballohet nga Fondi Rezervë i buxhetit të shtetit.

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme