Sociale 8 January 2026, 11:24 Nga VNA

Evakuim i menjëhershëm në Novoselë të Vlorës për shkak të përmbytjeve

Ndaje në Whatsapp
Evakuim i menjëhershëm në Novoselë të Vlorës

Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në Bashkinë Vlorë, Njësia Administrative Novoselë, si pasojë e situatës së rënduar nga përmbytjet dhe rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Vendimi është marrë në zbatim të Ligjit nr. 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”, Planit Kombëtar të Emergjencave Civile dhe planeve vendore të emergjencave, ndërsa procesi po koordinohet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Prefekti i Qarkut dhe strukturat e emergjencave në bashki.

Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin administrativ. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet në terren dhe të bashkëpunojnë me strukturat shtetërore.

Prioritet në evakuim u jepet: fëmijëve,
të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara,
familjeve që ndodhen në zona të izoluara.

Transporti për evakuimin po sigurohet nga mjetet e bashkisë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) si dhe Forcat e Armatosura.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme