Sociale 2 March 2026, 17:48 Nga VNA

Eurostat: 62% e atyre që largohen nga Shqipëria janë nën 35 vjeç

Ndaje në Whatsapp

Eurostat: 62% e atyre që largohen nga Shqipëria janë nën 35

Shqiptarët vazhdojnë të shohin të ardhmen e tyre, drejt vendeve të Bashkimit Europian. Nga të dhënat e Eurostat, të rinjtë janë dominues në këtë fenomen.

62% e atyre që largohen nga Shqipëria janë nën 35 vjeç. Kjo do të thotë se vendi ynë po humbet grupmoshën më aktive, atë që krijon familje, konsumon dhe kontribuon në ekonomi.

Rreth 44 000 shqiptarë u larguan vetëm drejt BE-së, në vitin 2024. Grupi më i madh që largohet është 25-29 vjeç (rreth 14.3 %) dhe pastaj 30-34 vjeç (13 %). As familjarët nuk po ndalen në këtë aspekt. Një pjesë e familjeve me fëmijë të vegjël po largohen gjithashtu, kështu që mosha nën 15 vjeç përbën rreth 18 % të të larguarve.

 “Shikojnë më pak mundësi, që do t’u japin stabilitet ekonomik. Nuk bëjnë kompromise, nuk pajtohen me realitetin, në një farë refuzimi. Një pjesë e të rinjve e shohin që pas çdo përpjekjeje nuk shkojnë shumë larg dhe për këtë arsye demotivohen dhe parapëlqejnë vështirësi të ngjashme në një vend tjetër, por që ka më tepër rregulla, ku ligjet funksionojnë, sidomos në Perëndim. Këtu në Shqipëri shohin që çdo lloj përpjekjeje nuk shpërblehet dhe për këtë arsye emigrojnë sa janë ende shumë të rinj, sa nuk kanë krijuar ende familjen e tyre”, thotë Entela Binjaku, sociologe.

“Një nga faktorët kryesorë për këtë është që nuk gjejnë një punësim të sigurt, i cili ka një pagë të kënaqshme. Mungesa e kësaj page në Shqipëri dhe siguria e punës është faktori numër një për të rinjtë që të largohen nga vendi. Sa herë që ne e kemi këtë mundësi, mungesën e marrjes së kostos së jetesës në krahasim me pagesat që marrin, shohim që kostoja është shumë herë më e madhe se pagesa që  marrim në fund të ditës”, shprehet Gentjana Hasalla, eksperte ekonomie.

Ekspertët thonë se dhe mungesa e vende të punës, në bazë të kualifikimeve të tyre, ka ndikuar që të rinjtë të gjejnë një zgjidhje jashtë trojeve.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme