Sociale 24 November 2025, 16:35 Nga VNA

Eurostat: 24.2% e popullsisë në veri të Shqipërisë në rrezik varfërie

Ndaje në Whatsapp

Eurostat: 24.2% e popullsisë në veri të Shqipërisë

Popullsia në veri të Shqipërisë është më shumë në rrezik për të rënë në varfëri sesa pjesa tjetër e vendit.

Të dhënat bëhen të ditura nga Eurostat, sipas të cilit 24.2% e popullsisë rrezikohet nga varfëria.

Pas veriut, Eurostat rendit zonën qendrore me 19.8% të popullsisë që rrezikon të bjerë në varfëri, dhe më pas vjen rajoni jugor me 18.4%.

Duke iu referuar të dhënave të Eurostat, popullsia në rrezik varfërie në Shqipëri është më e lartë se mesatarja europiane. Më konkretisht, në veri mesatarja europiane tejkalohet me 8%, në qendër me 3.6% dhe në jug me 2.2 për qind.

Në vitin 2024, 16.2% e njerëzve në Bashkimin Europian, ose ndryshe 72.1 milionë njerëz, ishin në rrezik varfërie. E njëjta përqindje si në vitin 2023.

Përqindjet më të larta u gjetën në rajonin më të largët të Francës, Gujanë, ku më shumë se gjysma (53.3%) e njerëzve ishin në rrezik varfërie, e ndjekur nga Ciudad de Melilla (41.4%) në Spanjë dhe Kalabria (37.2%) në Itali.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme