Sociale 16 March 2026, 08:48 Nga VNA

Eurostat, 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Ndaje në Whatsapp
Eurostat, 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat

Rreth 24.2% e familjeve në Shqipëri rezultojnë të kenë pagesa të prapambetura që lidhen më qiranë e shtëpisë, fatura shërbimesh (energji, ujë, ngrohje) apo blerje të pronave më këste, sipas të dhënave të Eurostat që i takojnë vitit 2023.

Kjo do të thotë se afërsisht një në katër familje ka vështirësi reale për të përmbushur në kohë detyrimet në lidhje me menaxhimin e banesës.

Ky nivel është dukshëm më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila në 2023 qëndron rreth 9–10%, dhe e pozicionon Shqipërinë ndër vendet me vështirësi të larta për të përballuar kostot e banimit, pas Greqisë, Maqedonisë së Veriut e Turqisë. Krahasuar me vendet e Eurozonës, ku përqindja e familjeve me vonesa në pagesa është rreth 9.5%, situata në Shqipëri është më shumë se dyfish më problematike.

Kjo përqindje e lartë e familjeve që nuk përballojnë faturat e shtëpisë tregon se një pjesë e konsiderueshme e tyre janë financiarisht të brishta, të ekspozuara ndaj goditjeve të vogla ekonomike, rritje çmimesh, humbje të ardhurash apo shpenzime të paparashikuara.

Në shumicën e vendeve të Europës Perëndimore, si Gjermania, Franca, Holanda apo Austria vetëm 5–10% e familjeve kanë pagesa të prapambetura, çka e vendos Shqipërinë shumë larg standardit europian të përballueshmërisë financiare.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, situata është përgjithësisht më problematike sesa në BE, por Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të lartë të vështirësive. Me 24.2%, Shqipëria ka një përqindje, më të lartë se Serbia (17.9%), dhe më afër vendeve me presion të fortë financiar si Turqia (26.3%).

Shqipëria pozicionohet mbi mesataren rajonale dhe shumë larg BE-së, duke reflektuar një kombinim faktorësh si të ardhurat e ulëta, kostot relativisht të larta të jetesës dhe mungesën e mekanizmave mbrojtës për familjet.

Të dhëna të tjera të detajuara nga Eurostat tregojnë se Shqipëria ka ende kostot më të ulëta në çmimet e qirave dhe faturave utilitare, por nga ana tjetër ka një përqindje të lartë të familjeve që nuk kanë mundësi të paguajnë në kohë këto fatura.

Situata në vitet në vijim mund të vijë në përkeqësim për shkak se çmimet e shtëpive në Shqipëri janë duke u rritur më shpejt se pagat. Sakaq kostot e jetesës po rriten në tërësi duke e bërë menaxhimin e faturave që kërkon shtëpia edhe më të vështirë./ Monitor

 

Video

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 goditi prefekturën Kumamoto në Japoni, duke lënë mbi 100 të plagosur dhe dhjetëra të zhdukur pas shembjes së pjesshme të një qendre tregtare. Ngjarja shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërprerje të energjisë elektrike dhe pezullim të transportit, ndërsa u rekomandua evakuimi i rreth 300 mijë banorëve. Kryeministrja Sanae Takaichi ngriti një task-force emergjente dhe dërgoi 3,600 ushtarë për operacionet e kërkim-shpëtimit. Agjencia Meteorologjike e anuloi paralajmërimin fillestar për cunami, ndërsa autoritetet konfirmuan se centralet bërthamore në rajon nuk pësuan dëmtime.

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme