Sociale 17 November 2025, 09:15 Nga VNA

Ermonela Jaho magjeps Gjakovën/ Një koncert historik që ngjalli emocione të forta dhe lot në publik

Ndaje në Whatsapp
Ermonela Jaho magjeps Gjakovën/ Një koncert historik që ngjalli

Në Gjakovë, mbrëmjen e 15 nëntorit, u ndez atmosfera e Festivalit të Kulturës Shqiptare “Ditët e Nëntorit” me një ngjarje që do të mbetet gjatë në kujtesën kulturore të qytetit. Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, mbajti koncertin e saj të jashtëzakonshëm “N’Gjakovë: Nji Za, Nji Shpirt” në Pallatin “Asim Vokshi”, duke dhuruar një performancë që shumë e quajtën “historike”.

Jaho solli në skenë një interpretim drithërues nga opera Suor Angelica e Puccinit. Momenti kulmor, kur personazhi i Angelicës mëson vdekjen e djalit të saj,  ngriti peshë gjithë sallën, ndërsa vetë Ermonela u përlot gjatë finales së veprës. Në një çast tejet prekës, një aktor e ndihmoi të ngrihej në skenë, ndërsa sopranoja ia kushtoi arien një nëne gjakovare që ka humbur fëmijët dhe bashkëshortin gjatë luftës; një grua të cilën Ermonela e kishte ftuar vetë në sallë.

Mbrëmja u bë edhe më e veçantë falë bashkëpunimit të Jahos me tre soprano të reja gjakovare: Elita Hoxha, Bademe Krasniqi dhe 12-vjeçarja Suna Lota, të cilat performuan së bashku një arie të veçantë. Në skenë morën pjesë edhe aktorët gjakovarë Arbies Komoni, Vlora Dervishi dhe Besfort Berberi, si dhe kori i shkollës së muzikës “Prenk Jakova”.

Salla ishte e tejmbushur dhe, sipas të pranishmëve në fund “gjysma e publikut po qante”. Ngjarja solli një paralelizëm të fuqishëm mes dramave shqiptare dhe emocioneve të artit operistik, të përmbledhura mjeshtërisht në skenarin e Ermal Hasimjes.

Koncerti i Ermonela Jahos në Gjakovë u shndërrua në më shumë se një shfaqje: ishte një natë e përbashkët dhimbjeje, krenarie, kujtese dhe arti – një moment që do të kujtohet gjatë në kulturën shqiptare.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme