Sociale 17 Shkurt 2026, 15:20 Nga VNA

Eksportet, largimi i kompanive tkurr fasonin; industria automotive e vetmja me rritje

Ndaje në Whatsapp

Eksportet, largimi i kompanive tkurr fasonin; industria automotive e vetmja me

Eksportet kanë nisur vitin me tendencë rënëse, duke u tkurrur me 4.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të INSTAT.

Gjatë muajit Janar 2026, në uljen e eksporteve prej 4,5%, negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,9 pikë përqindje , “Tekstile dhe këpucë” me -1,8 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,4 pikë përqindje, etj. Pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,4 pikë përqindje dhe “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” me +0,1 pikë përqindje.

Nga tabelat e detajuara të INSTAT, sipas sektorëve, ecurinë më pozitive e ka shënuar grup malli “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, që është rritur me 13%, duke amortizuar tkurrjen e sektorëve të tjerë kryesorë si industria tekstile dhe e këpucëve dhe ajo e mineraleve, energjisë dhe lëndëve djegëse. Edhe eksportet e ushqimeve, që përgjithësisht kanë pasur tendencë pozitive u tkurrën lehtë në janar.

Përkundrejt pritshmërive, eksportet e fasonit bien me 5.8%, nga largimi i kompanive italiane

Në parashikimin e tyre për vitin 2026, eksportuesit e tekstileve e këpucëve shpresonin që të rikuperonin disi aktivitetin pas rënies së tre viteve të fundit. megjithatë, janari nuk ka nisur mbarë. Ky sektor shiti 8 miliardë lekë në janar 2026, me rënie prej 5.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Eksportet nga industria e veshjeve dhe këpucëve e nisën janarin me rënie si rrjedhojë e disa faktorëve që po ndikojnë negativisht njëherazi industrinë edhe ketë vit. Florian Zekja nga Shoqata ProEksport tha se kërkesa për mallra kryesisht veshje pune ka nisur dobët këtë vit, të ndikuara nga tarifat e SHBA dhe tkurrja e industrisë në Gjermani. Gjithashtu zhvendosja e investitorëve italiane drejt vendeve me kosto të ulët po krijon një efektet psikologjik të klientët që po ikin nga vendi ynë në kërkim të kostove me të lira

Eksportet e tekstileve e këpucëve vijojnë të jenë grupi më i madh eksportues në vend me 30% të totalit.

Minerale, lëndë djegëse, energji, me rënie

Grupi “Minerale. Lëndë djegëse, energji” ka eksportuar 5.4 miliardë lekë në janar 2026, me një tkurrje prej 13.2% me bazë vjetore, e ndikuar kryesisht nga aktiviteti i dobët i një prej eksportuesve më të mëdhenj në vend “Bankers Petroleum”, që shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Kjo kompani,  krahas konjukturës së pafavorshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare ka qenë në konflikte të vazhdueshme me qeverinë shqiptare për detyrimet fiskale. Sipas burimeve nga kompania, në janar është realizuar vetëm një eksport.

Ky grup është i dyti më i madh në vend, me 20% të totalit.

Ushqime pije e duhan  ndikohen nga përmbytjet

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit dhe një nga dy sektorët që ka shënuar rritje në 2025-n, e ka nisur negativisht 2026-n. Eksportet arritën në 3.7 miliardë lekë në janar, me tkurrje gati 2%, me bazë vjetore. Ecuria negative e këtij grupi është ndikuar kryesish nga përmbytjet e muajit janar, që ndikuan në prodhimin e serrave.

Materiale ndërtimi e metale ndalin rënien

“Materialet e ndërtimit dhe metalet”  e mbyllën vitin me një rënie prej 25.4%, më e thella nga të gjitha grupmallrat. Kjo tkurrje u ndikua nga mbyllja e aktivitetit të Kurum, prodhuesit të çelikut dhe një prej eksportuesve më të mëdhenj në vend, i cili nuk pritet të rifillojë aktivitetin për përpunimin e metaleve edhe për dy vjet deri sa të përfundojë investimi 150 milionë euro për prodhim çeliku të gjelbër në Zonën Industriale të Metalurgjikut në Elbasan, në bashkëpunim me Danieli Officine Meccaniche S.p.A.

Megjithatë, në janar rënia u ndërpre me eksportet që ishin 3.8 miliardë lekë, pothuajse në të njëjtin nivel të janarit 2025. Megjithatë, burime nga Kurum thanë se kompania nuk ka rifilluar ende eksportet.

Industria mbështetëse automotive nxit eksportet e makinerive e pajisjeve

“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”  është grupi me rritjen më të fortë në janar 2026. Shitjet e tij arritën në 3.4 miliardë lekë, me një rritje prej gati 13%.

Ky grup, ku peshën kryesore e mban industria automotive është rimëkëmbur që në fund të vitit të kaluar kur kompanitë raportuan se porositë erdhën në rritje. Një pjesë  e kompanive prodhojnë pjesë të thjeshta për makineri pune dhe mjete të mëdha transporti një segment që ka qenë në ecuri të qëndrueshme. Ndërkohë vendimi i KE për të lënë  mjetet me djegie të brendshme pritej 2035 ne formë hibride  ndryshoi panoramën edhe për këtë vit ku porositë pritet të jenë në rritje. Presionet kryesore që kjo industri e vendosur në vendin tonë po kalon lidhen me fuqinë punëtore, zhvlerësimin e vazhdueshëm të euros pasi kontratat e tyre janë fikse disavjeçare dhe së treti rritja e beftë e pagës minimale në 50 mijë lekë./Monitor.al/

Eksportet, largimi i kompanive tkurr fasonin; industria automotive e vetmja me

Eksportet, largimi i kompanive tkurr fasonin; industria automotive e vetmja me

Eksportet, largimi i kompanive tkurr fasonin; industria automotive e vetmja me

Video

Të ikë Rama. Të ikë edhe Fevziu.

Kur nisesh nga Londra për t’i dhënë një nga gjymtyrët Sali Berishës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është filmuar sot duke vrapuar në shëtitoren ‘Marine Drive’ në Mumbai gjatë vizitës së tij zyrtare tre-ditore në Indi për Samitin e Ndikimit të IA-së 2026. Fillimisht askush nuk e njohu, por sapo u përhap lajmi, kalimtarët nxituan ta regjistronin momentin në telefonat e tyre, dhe videoja u bë virale në mediat sociale. Ky ishte një moment i rrallë ku Macron u shfaq larg angazhimeve të tij zyrtare dhe protokollit presidencial. Para nisjes, ai e përshkroi Indinë si një partner strategjik dhe theksoi se vizita synonte forcimin e bashkëpunimit specifik midis dy vendeve.

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë mbledhur mijëra qytetarë me flamuj të UÇK-së, Kosovës e atij kombëtar teksa pritet të nisë marshimi “Drejtësi, jo politikë”. Qytetarët nga i gjithë vendi dhe përtej kufijve janë mbledhur për t’u bashkuar në këtë marshim teksa kërkojnë drejtësi për 4 ish-krerët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme