Sociale 17 Shkurt 2026, 11:24 Nga VNA

Eksportet e nisin dhe 2026-n me rënie, bie fasoni dhe mineralet; INSTAT fsheh shifrat

Ndaje në Whatsapp
Eksportet e nisin dhe 2026-n me rënie, bie fasoni dhe mineralet; INSTAT

Eksportet nuk po dalin nga trendi rënës ku kanë hyrë prej katër vitesh, duke e nisur dhe janarin me tkurrje.

Sipas INSTAT, në Janar 2026 eksportet e mallrave arritën vlerën 26,7 mld lekë, duke u ulur me 4,5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0,3%, në krahasim me Dhjetor 2025.

Gjatë muajit Janar 2026, në uljen e eksporteve prej 4,5%, negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,9 pikë përqindje , “Tekstile dhe këpucë” me -1,8 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,4 pikë përqindje, etj. Pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,4 pikë përqindje dhe “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” me +0,1 pikë përqindje.

Prej të paktën tre vitesh eksportet nuk po arrinë të ngrenë kokë. Gjatë vitit 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën 346 mld lekë, duke u ulur me 6,1%. Në 2024-n, eksportet kishin rënë me 16.2% dhe në 2023-n ishin tkurrur me 9.5%. Të dhënat historike tregojnë se gjatë dekadës së fundit ecuria e eksporteve ka qenë e paqëndrueshme. Që nga viti 2015, shitjet jashtë vendit kanë rënë për 7 vite (2015, 2016, 2019, 2020, 2023, 2024, 2025) dhe janë rritur vetëm në 2017-2018 dhe 2021-2022, kur ishte rikuperimi nga pandemia.

 

INSTAT “fsheh” shifrat

INSTST ka publikuar formatin e ri të publikimeve të tregtisë së jashtme, në të cilin bie në sy se nuk janë më të publikuara ecuria e eksporteve dhe importeve sipas grupmallrave, një tabelë e rëndësishme që duhet për të analizuar ecurinë e sektorëve që kanë kontributin kryesor në eksporte. Këto të dhëna nuk janë shtuar ndërkohë as në databasen e INSTAT, ku informacioni i fundit është ai për dhjetorin 2025.

Nuk është hera e parë që INSTAT ka bërë hapa pas në transparencë, duke kufizuar tabelat dhe shifrat që publikon, ndërkohë që me përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE duhet të ndodhte e kundërta, të rritej transparenca.

Gjatë muajit Janar 2026, në uljen e importeve prej 4,0%, krahasuar me një vit më parë, kanë ndikuar negativisht grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,1 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me -2,0 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -1,5 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht ka ndikuar grupi: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +2,1 pikë përqindje.

Përmirësohet deficiti tregtar

Sipas INSTAT, Importet e mallrave arritën vlerën 57,9 mld lekë, duke u ulur me 4,0%, në krahasim me një vit më parë dhe me 27,5%, në krahasim me Dhjetor 2025. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 31,1 mld lekë, duke u ulur me 3,6%, krahasuar me Janar 2025 dhe me 41,3%, në krahasim me Dhjetor 2025.

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Në muajin Janar 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Janar 2025 janë: Italia (3,6%), Kosova (2,0%), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Gjermania (30,2%), Greqia (31,8%), etj.

Në muajin Janar 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, janë: Italia (10,3%), Greqia (3,3%), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kina (1,8%), Turqia (13,5%), etj.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 55,4%, të gjithë tregtisë. Në Janar 2026, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74,1% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 46,8 % të importeve gjithsej./Monitor

Video

Të ikë Rama. Të ikë edhe Fevziu.

Kur nisesh nga Londra për t’i dhënë një nga gjymtyrët Sali Berishës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është filmuar sot duke vrapuar në shëtitoren ‘Marine Drive’ në Mumbai gjatë vizitës së tij zyrtare tre-ditore në Indi për Samitin e Ndikimit të IA-së 2026. Fillimisht askush nuk e njohu, por sapo u përhap lajmi, kalimtarët nxituan ta regjistronin momentin në telefonat e tyre, dhe videoja u bë virale në mediat sociale. Ky ishte një moment i rrallë ku Macron u shfaq larg angazhimeve të tij zyrtare dhe protokollit presidencial. Para nisjes, ai e përshkroi Indinë si një partner strategjik dhe theksoi se vizita synonte forcimin e bashkëpunimit specifik midis dy vendeve.

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë mbledhur mijëra qytetarë me flamuj të UÇK-së, Kosovës e atij kombëtar teksa pritet të nisë marshimi “Drejtësi, jo politikë”. Qytetarët nga i gjithë vendi dhe përtej kufijve janë mbledhur për t’u bashkuar në këtë marshim teksa kërkojnë drejtësi për 4 ish-krerët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme