Sociale 16 April 2026, 18:16 Nga VNA

Ekskursionet në Bruksel të Evis Salës dhe realiteti i spitaleve në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Ekskursionet në Bruksel të Evis Salës dhe realiteti i spitaleve

Vazhdojnë ekskursionet në Bruksel të ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, ndërsa shëndetësia në Shqipëri vazhdon të mbetet në kushte që shpesh për qytetarët duken skandaloze.

Në një tjetër aktivitet në Parlamentin Evropian, ministrja deklaroi se Shqipëria i konsideron vlerat evropiane të shëndetësisë një busull strategjike për reformat dhe zhvillimin e sistemit shëndetësor.

Sipas saj, objektivi është i qartë: çdo qytetar duhet të ketë akses real në shërbime shëndetësore cilësore, pa dallim vendbanimi apo statusi socio-ekonomik. Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e reduktimit të pabarazive, forcimit të kujdesit parësor, investimit në parandalim dhe menaxhimit të sëmundjeve kronike.

Por ndërsa në Bruksel flitet për busulla strategjike dhe politika të bazuara në evidencë, për shumë qytetarë realiteti i shëndetësisë në Shqipëri është shumë më i thjeshtë për t’u kuptuar.

Në fakt, një europian nuk ka nevojë për Evis Salën që të kuptojë si është gjendja e spitaleve në Shqipëri.

Mjafton të ketë një hall në QSUT.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme