Sociale 24 December 2025, 12:41 Nga VNA

Ekonomia rritet me 3.75%, por bizneset kontribuan me vetëm 1.3%, na shpëtojnë pagat në shtet

Ndaje në Whatsapp

Ekonomia rritet me 3.75%, por bizneset kontribuan me vetëm 1.3%, na

Ndonëse ekonomia ka përshpejtuar lehtë ritmet e rritjes në tremujorin e tretë të këtij viti, të dhënat e INSTAT tregojnë se sërish, ashtu si në 2024-n përmirësimi ka ardhur nga efekti i administratës publike, përmes rritjes së pagave në shtet dhe nga taksat neto mbi produktet.

Sektorët e tjerë tradicionale që kanë mbështetur rritjen janë tregtia e akomidimi, të lidhur me turizmin, pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi. Bujqësia dhe industria vijojnë të jenë në territor negative.

Sipas njoftimit të INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma realë, në tremujorin e tretë të vitit 2025 vlerësohet me rritje 3,75 %, në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2024.

E matur sipas sektorëve, ekonomia reale është rritur vetëm me 1.31%, ndërsa kontributi tjetër ka ardhur nga “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me +1,68 pikë përqindje dhe Taksat Neto mbi produktet” kontribuan pozitivisht me +0,76 pikë përqindje. Si rrjedhojë, sipërmarrja private ka sjellë vetëm 35% të rritjes ekonomike në 9 mujorin 2025, duke pasur një tendencë të përkeqësuar nga 2024-a, kur kontributi ishte 49%.

Sipas INSTAT, Kontributi sipas aktiviteteve ekonomike në tremujorin e tretë 2025 paraqitet si më poshtë:

“Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me +1,68 pikë përqindje, “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me +0,62 pikë përqindje, “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me +0,50 pikë përqindje, “Ndërtimi” me +0,48 pikë përqindje, “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me +0,15 pikë përqindje, “Informacioni dhe Komunikacioni” me +0,21 pikë përqindje, “Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi” me +0,08 pikë përqindje, dhe “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” me +0,01 pikë përqindje.

Aktiviteti “Industri, Energji dhe Uji” kontribuoi me -0,48 pikë përqindje dhe “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” kontribuoi me -0,26 pikë përqindje dhe “Taksat Neto mbi produktet” kontribuan pozitivisht me +0,76 pikë përqindje.

Ecuria e aktiviteteve kryesore të ekonomisë, për tremujorin e tretë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, paraqitet si më poshtë:

“Administratra Publike, Arsimi dhe Shëndetësisia” shënoi rritje prej 15,04 %, i ndjekur nga aktiviteti “Pasuri të

Paluajtshme” me një rritje prej 10,55 %. Grupi “Informacioni dhe Komunikacioni” shënoi rritje prej 10,40 %,

aktiviteti i “Ndërtimit” shënoi një rritje prej 4,75 %, grupi i aktiviteteve “Arte, argëtim dhe çlodhje dhe aktivitete të tjera shërbimi” shënoi rritje prej 4,13 %, grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” shënoi një rritje prej 2,62 %. Grupi “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” shënoi rritje me 2,11 %, dhe grupi “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” shënoi një rritje prej 0,65 %.

Grupi i aktiviteteve “Industri, Energji dhe Ujë” shënuan rënie prej 4,75 % dhe “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” u ul me 1,73 %.

Taksat Neto mbi produktet u rritën me 5,39 %.

Treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto i përshtatur sezonalisht, në tremujorin e tretë 2025, krahasuar me tremujorin paraardhës, vlerësohet me rritje prej 1,09 %.

Me rritje pozitive u vlerësuan: grupi “Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të tjera shërbimi” me 5,15 %, grupi i “Aktivitetit Financiar dhe i Sigurimit” me 5,13 %, grupi “Informacioni dhe Komunikacioni” me 4,31 %, “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me 4,28 %, grupi “Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë” me 3,64 %, grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me 0,87 % dhe grupi “Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme” me 1,49 %.

Ndërsa, me rënie u vlerësuan: “Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit” me 5,11 %, “Aktiviteti i Ndërtimit” me 1,90 %, dhe grupi “Bujqësi, Pyjeve dhe Peshkim” me 0,51 %.

“Taksat Neto” mbi produktet shënuan rritje me 3,26 %./Monitor.al/

Ekonomia rritet me 3.75%, por bizneset kontribuan me vetëm 1.3%, na

Ekonomia rritet me 3.75%, por bizneset kontribuan me vetëm 1.3%, na

Ekonomia rritet me 3.75%, por bizneset kontribuan me vetëm 1.3%, na

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme