Sociale 22 August 2025, 08:19 Nga VNA

Eficienca e energjisë u përkeqësua tek ujësjellësit, ERRU: Bëni studime të dedikuara

Ndaje në Whatsapp
Eficienca e energjisë u përkeqësua tek ujësjellësit,

Treguesi i eficiencës së energjisë në ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve shënoi hap pas në 2024 edhe pse ulja në raport me 2023-in ishte thuajse e papërfillshme. Gjithsesi Enti Rregullator i Energjisë u kërkon ndërmarrjeve të shohin me kujdes arsyet nga ka ardhur kjo situatë për ta përmirësuar atë në vazhdim.

“Ky tregues është veçanërisht i ndjeshëm, pasi kostot e energjisë elektrike zënë pjesën më të madhe të kostove totale operative (O&M) në sektorin e ujit. Për vitin 2024, mesatarja sektoriale e eficencës së energjisë është në nivelin 0.66 kWh/m³, duke reflektuar një rritje të lehtë krahasuar me vitin 2023 (0.63 kWh/m³)” nënvizoi ERRU.

Sipas raportit të performancës kostot e energjisë ishin 23.2 për qind e kostove të operimit dhe mirëmbajtjes që kanë ujësjellësit, një nivel ky i konsiderueshëm dhe me ndikim të fortë. Kostot e energjisë janë bërë madje shkak i një zinxhiri borxhesh të prapambetura që ndërmarrjet kanë ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë që arrijnë në disa qindra milionë euro. Çdo korrigjim në anën pozitive të eficiencës jep ndikim në konsumin që kanë ndërmarrjet. Enti ka kërkuar që ndërmarrjet e ujësjellësit të ndërmarrin studime mbi eficiencën për të parë situatën specifike të tyre, problemet por edhe zgjidhjet e mundshme.

“Përkeqësimi i këtij treguesi krahasuar me vitin 2023 vjen kryesisht se volumi i ujit të prodhuar është ulur me afërsisht 14.6 milion m3 , ndërsa energjia e konsumuar në kWh është ulur me rreth 750 mijë, pra afërsisht 2 herë më pak se uji i prodhuar. Këtë diferencë mund ta shpjegojmë me faktin se pompat janë konsumuar më shumë për 1 vit dhe nuk janë efikase, por ekziston mundësia që raportimi nga shoqëritë UK, i sasisë së energjisë së konsumuar (ose matja e saj) ose i sasisë së ujit të prodhuar (40% e vlerësuar) nuk ka qenë i saktë. Nisur nga kjo situatë Shoqëritë UK duhet domosdoshmërisht të gjejnë mundësinë për të realizuar studim mbi eficencën e energjisë dhe përmirësimin e saj, në sistemet e furnizimit me ujë dhe KUN” thuhet në raport./ Monitor

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme