Sociale 10 April 2026, 13:19 Nga VNA

“E premtja e zezë”, e-Albania, sërish nuk punon

Ndaje në Whatsapp

“E premtja e zezë”, e-Albania, sërish nuk punon

E-Albania duket se i ka filluar pushimet përpara kohe.

Nuk është më as lajm që të themi se sistemi SelfCare që menaxhohet nga e-Albania nuk punon, sepse në fakt tani lajm është kur punon. Edhe gjatë ditës së sotme, që njihet dhe si e “Premtja e zezë” dhe pas saj është fundjava dhe e hëna pushim, bizneset ankohen se nuk arrijnë të aksesojnë SelfCare.

Në mëngjes punonte me vështirësi, ndërsa në mesditë kur tenton të hysh në sistem, vetëm sa rrotullohet bosh.

Që prej fundit të vitit të kaluar, bizneset janë përballur vazhdimisht me mosfunksionimin e “SelfCare”, platformës, nëpërmjet së cilës bizneset kryejnë veprimet administrative online.

Për ditë të tëra platforma, të cilët bizneset e përdorin për rakordimet e faturave, fiskalizimin e faturave të importit, lëshimin e faturave (për të vetëpunësuarit) e shërbime të tjera, ishte tërësisht jashtë funksioni.

Më pas sistemi rregullohej e dilste sërish jashtë funksioni shumë shpesh.

Ekonomistëve, – që krahas stresit të platformës që ka probleme, u duhet të përballen dhe me presionin e bizneseve, që u kërkojnë llogari për një gjë që ata nuk e kanë në dorë- nuk u mbetet veçse të luten çdo ditë, që SelfCare të punojë. Sidomos tani, që janë edhe tre ditë pushim dhe Administrata ikën me leje dhe askush nuk do të përgjigjet, as ministrja virtuale Diella, as punonjësit!/Monitor.al/

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme