Sociale 17 April 2026, 09:11 Nga VNA

E habitshme në Tiranë, mësuesi vjedh gjithë laptopët dhe zhduket....

Ndaje në Whatsapp

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në një  shkollë në kryeqytet, ku mësuesi i teknologjisë (TIK) është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe pa asnjë komunikim.

Siç ka mësuar VNA, pasi e pritën disa ditë, stafi i shkollës pranë njësisë nr 4 në Tiranë, është vënë në lëvizje.

Por teksa nuk po lidheshin dot me të, duhet të hapnin sallën e laboratorit ku nxënësit bëjnë mësime të teknologjisë.

Ata nuk kishin as çelës dhe as kartë për të hapur, pasi ajo ishte zhdukur bashkë me mësuesin F. Ç.

Drejtoria e shkollës e ka hapur me forcë sallën dhe ka zbuluar se të gjithë laptopët, plor 26 të tillë, nuk ishin.

Meqë mësuesi ishte i vetmi që kishte edhe çelësin e derës, edhe kartën elektronike të hapjes së saj, dyshimet ranë mbi të.

Bashkë me zhdukjen, shkolla e ka denoncuar mësuesin edhe për vjedhje, fati i të cilit aktualisht ngelet i paqartë.  

E habitshme në Tiranë, mësuesi vjedh gjithë laptopët

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme