Sociale 16 March 2026, 15:44 Nga VNA

E-Albania xhiron bosh: Bizneset e kalojnë ditën e pushimit me “shtetin online, që nuk punon”

Ndaje në Whatsapp

E-Albania xhiron bosh: Bizneset e kalojnë ditën e pushimit me

Sot është pushim zyrtare, për shkak se “Dita e Verës”, qëlloi të shtunën dhe sipas ligjit nuk punohet as të hënën.

Të premten është sërish pushim pasi është festa e Bajramit. Të Dielën është Festa e Novrusit, ndaj e hëna që vjen është sërish pushim.

E ndërsa administrata shijon ditët e shumta të pushimit dhe aeroporti është i tejmbushur, bizneset e kaluan fundjavën apo dhe ditën e sotme, duke tentuar të aksesojnë E-Albania për shërbime që me zor arrijnë të marrin, nëse kanë fat, apo të rrinë e të vështrojnë një ekran që xhiron bosh dhe as jep e as merr.

Problemi kryesor, thotë një ekonomiste është me ngarkimin e dokumenteve.

Sistemi krijon probleme me aplikimet per raportet e barrëlindjeve apo edhe për përfitime të tjera afatshkurtra. Edhe në rast kur duket sikur aplikimi ka përfunduar me sukses me raport të ngarkuar, palës pritëse nuk i shfaqet dokumenti në sistem dhe duket sikur problemi është te biznesi që nuk ngarkon dokumentin.

Kjo situatë po shkakton vonesa në pagesat e raporteve të nënave të reja ose të punëmarrësve që përfitojne nga skema e sigurimeve shoqërore. Gjithashtu pengon dhe marrjen e raporteve nga personat që mungojnë në punë për shkak të problemeve shëndetësore.

Pamundësia e ngarkimit të dokumenteve ka prekur dhe individët, që nuk mund të aplikojnë për shërbime të ndryshme.

Probleme vijon të ketë dhe self-care, me bizneset që nuk arrijnë të shohin faturat, tashmë që po afron dhe afati për dorëzimin e bilanceve të vitit 2025. Edhe më parë sistemi self-care, i cili përdoret gjerësisht nga bizneset, nuk ishte funksional, duke penguar aktivitetin e tyre.

Ndonëse kalimi i shumë shërbimeve online është bërë me qëllimin për të lehtësuar bizneset, ato po kthehen në makth për ta. Në korrik të vitit të kaluar, për shumë ditë dorëzimi online i bilanceve në Qendrën Kombëtare të Biznesit ishte i pamundur. Në janar të këtij viti, bizneset nuk rakordonin dot faturat në sistemin self-care, yë vetëpunësuarit e vetëm nuk lëshonin dot fatura, nuk bëhej as fiskalizimi i faturave të importit. Ironikisht Shqipëria renditet ndër vendet që i përdorin më shumë shërbimet online të e-qeverisjes.

Sipas të dhënave të Eurostat, që për Shqipërinë janë të disponueshme për vitin 2024 (për vendet e BE-së kanë dalë të dhënat e 2025-s), 78% e qytetarëve shqiptarë ndërvepruan me autoritetet publike në mënyrë online gjatë 12 muajve të mëparshëm, në krahasim me 72% që ishte mesatarja e Bashkimit Europian. Por, duket se sondazhi nuk zbulon se ka kohë humbet realisht nga përdorimi i këtyre shërbimeve, përsa kohë që nuk garantohet funksionimi i tyre 24 orë dhe shpesh sistemi vetëm sa xhiron bosh!/Monitor.al/

Video

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 goditi prefekturën Kumamoto në Japoni, duke lënë mbi 100 të plagosur dhe dhjetëra të zhdukur pas shembjes së pjesshme të një qendre tregtare. Ngjarja shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërprerje të energjisë elektrike dhe pezullim të transportit, ndërsa u rekomandua evakuimi i rreth 300 mijë banorëve. Kryeministrja Sanae Takaichi ngriti një task-force emergjente dhe dërgoi 3,600 ushtarë për operacionet e kërkim-shpëtimit. Agjencia Meteorologjike e anuloi paralajmërimin fillestar për cunami, ndërsa autoritetet konfirmuan se centralet bërthamore në rajon nuk pësuan dëmtime.

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme