Sociale 7 May 2026, 11:44 Nga VNA

E-Albania “çmend” bizneset, sërish me probleme

Ndaje në Whatsapp
E-Albania “çmend” bizneset, sërish me probleme

Nuk ka zgjatur shumë relaksimi i bizneseve në punën e tyre me shërbimet që kryhen vetëm online, përmes platformës qeveritare E-Albania.

“Ka disa ditë që nuk arrij të bëj një aplikim”, thotë një ekonomist.

Një tjetër shpjegon se ka probleme me formularët e aplikimit. kur duhet të bësh një ndryshim në QKB të del formulari me gabime në QKB dhe refuzohet, teksa sistemi menaxhohet përmes E-Albania.

Një kontabilist ankohet se sot në mëngjes ka shfaqur probleme dhe platforma e faturave self-care, teksa një herë aksesohet dhe një herë jo. “Duket sikur po hapet por nuk del fatura”, thotë Elda, ekonomiste.

Që prej fundit të vitit të kaluar, bizneset janë përballur vazhdimisht me mosfunksionimin e “SelfCare”, platformës, nëpërmjet së cilës bizneset kryejnë veprimet administrative online. Për ditë të tëra platforma, të cilët bizneset e përdorin për rakordimet e faturave, fiskalizimin e faturave të importit, lëshimin e faturave (për të vetëpunësuarit) e shërbime të tjera, ishte tërësisht jashtë funksioni. Edhe pasi u rregullua, sërish herë pas here po shfaq probleme.

Krahas platformws bizneset janw pwrballur vazhdimisht dhe me ndërprerje të shërbimeve, vonesa, akses të kufizuar gjatë orareve të ngarkuara dhe performancë të paparashikueshme të sistemit, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në ndërprerjen e aktivitetit normal të bizneseve.

Ky është një problem që është trajtuar shumë herë në Monitor, por nuk po gjen zgjidhje. Dhoma Amerikane paralajmëroi pak më herë se duke qenë se sistemet digjitale qeveritare administrojnë të dhëna shumë sensitive, mungesa e auditimit, sigurisë dhe përditësimit të vazhdueshëm në përputhje me standardet ndërkombëtare përbën rreziqe serioze për stabilitetin ekonomik, vazhdimësinë e bizneseve dhe sigurinë kombëtare.

Problematika vijon të përsëritet pavarësisht fondeve të mëdha që ka marrë platforma e qeverisjes elektronike vitet e fundit. Në 2025, financimi për e-qeverisjen u rrit me tre herë brenda vitit, duke arritur në 20.1 miliardë lekë (mbi 200 milionë euro), nga rreth 3.3 miliardë lekë që jepeshin në vitin 2019, në një total prej 48.4 miliardë lekësh në 4 vjet, ose gati 500 mln euro.

Ndërkohë SPAK ka nisur hetimet vitin e kaluar për abuzime me fondet e Agjencisë Kombëtarë të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e cila menaxhon platformën E-Albania./Monitor

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme