Sociale 14 November 2025, 12:00 Nga VNA

Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në Ohio, familjarët nisin fushatë për t’i sjellë në atdhe

Ndaje në Whatsapp
Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në Ohio, familjarët

 

Dy të rinj shqiptarë, Samira Xhaferi dhe Albi Çela, kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Cleveland, Ohio, më 11 nëntor, duke tronditur komunitetin shqiptar në SHBA dhe në Shqipëri. Familjarët kanë hapur një fushatë në GoFundMe për të mbledhur fondet që do të mundësojnë transportimin e trupave drejt atdheut dhe mbulimin e shpenzimeve të ceremonive mortore.

Sipas nismëtarëve të fondit, Samira, 27 vjeçe, ishte studente e doktoraturës në Cleveland State University, e njohur për përkushtimin, inteligjencën dhe pasionin e saj në kërkimin shkencor. Ndërsa Albi, 30 vjeç, po përfundonte studimet në Cleveland State University Law dhe po përgatitej për provimin e jurisprudencës.

Të fejuar dhe të pandarë, Samira dhe Albi ndanin dashurinë për librat dhe botën e “Harry Potter”, një detaj që miqtë e tyre e përmendin shpesh si simbol të lidhjes së tyre të veçantë. Ata kujtohen si të qetë, të mirë dhe të dashur, që sillnin ngrohtësi e pozitivitet kudo ku shkonin.

“Humbja e tyre ka lënë një boshllëk të pamatë në familjet tona dhe në komunitetin që ata prekën me dritën dhe dhembshurinë e tyre,” thuhet në thirrjen e hapur për ndihmë.

Familjarët u bëjnë apel shqiptarëve kudo ndodhen që të kontribuojnë sipas mundësive ose të shpërndajnë nismën për të nderuar kujtimin e dy të rinjve.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme