Sociale 23 January 2026, 16:28 Nga VNA

Dy motrat dhunojnë policen në Tiranë: “Nuk sheh kur kalojmë ne?”

Ndaje në Whatsapp
Dy motrat dhunojnë policen në Tiranë: “Nuk sheh kur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme pranë Komisariatit të Policisë nr. 3 në Tiranë, ku dy gra kanë ushtruar dhunë ndaj një punonjëseje policie.

Dy të arrestuarat, M. A., 38 vjeçe dhe R. A., 29 vjeçe, janë motra. Konflikti mes tyre dhe efektives ka nisur për një arsye banale.

Sipas raportimeve, në momentin e ngjarjes motrat po lëviznin me automjet, ndërsa efektivja e policisë, agjente e krimeve, ishte e veshur civile dhe po kalonte rrugën për t’u futur në ambientet e komisariatit. Motrat kanë nisur ta ofendojnë duke i bërtitur se “nuk sheh kur kalojnë ato rrugën”.

Pas përplasjes verbale, ato kanë parkuar automjetin dhe i kanë zënë pritë efektives pak metra larg komisariatit. Policia i ka paralajmëruar që të ndalonin dhe u ka bërë me dije se ishte punonjëse policie, por motrat nuk e kanë besuar.

“O qorre, nuk sheh ti kur kalojmë ne? Kë gënjen ti?”, mësohet të kenë thënë ato, përpara se situata të përshkallëzohej në dhunë fizike.

Ngjarja ka përfunduar me arrestimin e dy motrave, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme