Sociale 8 Janar 2026, 15:07 Nga VNA

Durrësi i përmbytur, pesha e investimeve në buxhetin 2024 ra me 15%, u rrit ajo për pagesat e personelit

Ndaje në Whatsapp

Durrësi i përmbytur, pesha e investimeve në buxhetin 2024 ra me

Mënyra se si një bashki shpërndan dhe realizon buxhetin e saj është tregues i qartë i prioriteteve të zhvillimit dhe i kapaciteteve reale për t’u përballur me problematikat urbane. Të dhënat e zbatimit të buxhetit të vitit 2024 për Bashkinë Durrës, të konsultuara nga ekofin.al, tregojnë një tablo kontradiktore: nga njëra anë rritje të qëndrueshme të të ardhurave, e nga ana tjetër një tkurrje të investimeve publike, pikërisht në një qytet që përballet gjithnjë e më shpesh me pasoja të rënda nga zhvillimi i pakontrolluar urban.

Sipas shifrave zyrtare, pesha e investimeve në buxhetin e Bashkisë Durrës ka rënë me 15% krahasuar me vitin 2023, duke zbritur nga 23.75% në 20.21%. Në terma realë, edhe investimet për frymë janë reduktuar me rreth 9%, nga 2,467 lekë për banor në vitin 2023 në 2,246 lekë për banor në vitin 2024. Ky reduktim nuk është thjesht një tregues financiar, por përkthehet drejtpërdrejt në mungesë ndërhyrjesh infrastrukturore, në kapacitete të pamjaftueshme për menaxhimin e ujërave, të territorit dhe të rritjes urbane, si dhe në dobësim të rezistencës së qytetit ndaj fenomeneve ekstreme, siç ishin edhe përmbytjet e ditëve të fundit.

Në të njëjtën kohë, struktura e shpenzimeve tregon një zhvendosje të qartë drejt shpenzimeve korrente. Pesha e personelit në buxhet është rritur me 4%, nga 41.43% në 42.90%, ndërsa edhe shpenzimet operacionale kanë shënuar rritje me rreth 6%. Kjo do të thotë se një pjesë gjithnjë e më e madhe e buxhetit përdoret për paga dhe funksionim administrativ, duke lënë më pak hapësirë për investime kapitale që krijojnë vlerë afatgjatë për qytetin dhe qytetarët.

Kjo prirje bëhet edhe më shqetësuese në kontekstin e rolit ekonomik të Durrësit. Si bashkia e dytë më e rëndësishme në vend pas Tiranës për nga aktiviteti ekonomik, porti, turizmi dhe zhvillimi urban, Durrësi ka arritur të rrisë ndjeshëm të ardhurat e veta edhe gjatë vitit 2024. Të ardhurat e veta për frymë janë rritur me 23%, ndërsa raporti i të ardhurave të veta ndaj buxhetit ka shkuar në mbi 55%, duke reflektuar një kapacitet më të lartë financiar dhe potencial për vetëfinancim. Megjithatë, ky potencial nuk është reflektuar proporcionalisht në investime publike.

Nga ana tjetër, shpenzimet totale kanë shfaqur nën-realizim. Shkalla e ekzekutimit të buxhetit ka rënë në 71.77%, nga 75.8% një vit më parë, duke treguar se jo vetëm investimet janë planifikuar në peshë më të ulët, por edhe ato që janë parashikuar nuk janë realizuar plotësisht. Në praktikë, kjo do të thotë projekte të vonuara, punime të papërfunduara dhe mungesë ndërhyrjesh parandaluese.

Pasojat janë tashmë të dukshme në terren. Përmbytjet e përsëritura në Durrës janë sinjal i qartë i mungesës së investimeve në infrastrukturën e kullimit, në planifikimin urban dhe në kontrollin e zhvillimit territorial. Zhvillimi i pakontrolluar urban, i kombinuar me një nivel të ulët investimesh publike, ka krijuar një qytet më vulnerabël, pavarësisht rritjes së të ardhurave dhe aktivitetit ekonomik.

Në këtë kontekst, të dhënat e buxhetit të vitit 2024 për Bashkinë Durrës ngrenë një pyetje thelbësore për politikat vendore: a po përdoren rritja e të ardhurave dhe kapacitetet financiare për të ndërtuar një qytet më rezistent dhe të qëndrueshëm, apo për të zgjeruar peshën e shpenzimeve administrative në dëm të investimeve publike? /ekofin.al

Durrësi i përmbytur, pesha e investimeve në buxhetin 2024 ra me

Video

Më shumë se 50 protestues, përfshirë nëntë fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i protestave antiqeveritare në Iran më 28 dhjetor, sipas organizatës joqeveritare Iran Human Rights me seli në Norvegji. Qindra të tjerë janë plagosur gjatë 13 ditëve të para të demonstratave që po zhvillohen në qytete të ndryshme të vendit. Autoritetet iraniane kanë vendosur një mbyllje të plotë të internetit në të gjithë vendin, duke reduktuar lidhjen në vetëm 1% të nivelit normal, sipas grupit të monitorimit të sigurisë kibernetike Netblocks. Kjo masë është pjesë e përpjekjeve për të kufizuar informacionin dhe për të kontrolluar valën e pakënaqësisë qytetare. https://www.vna.al/bota/protestat-ne-iran-me-shume-se-50-te-vrare-mbyllet-interneti-i18711

Ky është momenti kur shembet masivi i dheut në aksin Matogjin-Bashaj, në bashkinë Selenicë, duke izoluar dhjetëra familje Sipas informacioneve paraprake, mali është shkëputur në dy pika të ndryshme brenda një harku kohor prej rreth dy orësh, duke rritur rrezikun për banorët dhe vështirësuar qarkullimin në zonë. Banorët kanë bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse, duke theksuar se situata paraqitet problematike dhe kërcënon sigurinë e tyre. https://www.vna.al/kronika/shembet-masivi-i-dheut-ne-aksin-matogjin-bashaj-ne-selenice-izolohen-dhj-i18713

Protesta në Durrësit është tensionuar pasi qytetarët kanë tentuar të futen në ambientet e bashkisë. Ata kërkojnë veprime konkrete për përballimin e gjendjes së rënduar pas përmbytjeve.

Qytetarët protestuan sërish këtë të premte para Bashkisë së Durrësit, në reagim ndaj përmbytjeve të rënda që prekën qytetin. Ata shprehën pakënaqësinë për mungesën e mbështetjes dhe reagimit nga institucionet shtetërore, duke kërkuar përgjegjësi për situatën e krijuar. Gjatë protestës ka patur dhe përplasje me forcat e rendit pranë Bashkisë së Durrësit.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme