Sociale 16 November 2025, 14:01 Nga VNA

Duka e çon biletën 500 euro për Kombëtaren dhe s’pyet për shtet, mbyll gojën edhe opozita

Ndaje në Whatsapp
Duka e çon biletën 500 euro për Kombëtaren dhe
Edi Rama dhe Armand Duka

Aq shumë i do Federata Shqiptare e Futbollit tifozët shqiptarë sa që vazhdimisht u rrit çmimin e biletës në stadium për të parë Kombëtaren. Kulmi ishte ky në ndeshjen e sotme me Anglinë. Praktikisht një “miqësore” për të dyja skuadrat, sepse “tre luanët” e kanë siguruar kualifikimin, ndërsa edhe Shqipëria po ashtu vendin në play off.

Por a e dini sa është çmimi i biletës më të lirë, asaj të ashtuquajtur “kategoria e katërt”, ose në cepin më të largët pas portave? Kushton 25 mijë lekë të vjetër. Jo në treg të zi, por çmimi që i ka vendosur federata.

Po çmimi i biletës më të shtrenjtë? Është 500 mijë lekë. Po, saktësisht kaq. Bileta e ashtuquajtur “VIP” kushton 500 mijë lekë, ose më shumë se 500 euro. Në popullin më të varfër në Europë. Ose sa rroga minimale mujore që ka premtuar Edi Rama nga 1 janari 2026…

Në një vend ku qeveria masturbohet me një arritje siç është play off pa pasur asnjë meritë, Armand Duka mund t’i vendosë sa të dojë çmimin e biletave. Ushtria e selfistave, doganierëve, ushtarëve të antikontrabandës, dhe shumë ofiqarëve të tjerë që Duka iu bën qokë sistematikisht me bileta nën dorë, do të mbushë shkallët dhe padyshim që abuzimi do të jetë i madh edhe në stadium.

Në një vend që paguan çmimin e naftës më shtrenjtë në rajon, ka ushqimet më të pakontrolluara në Europë, ka varfërinë dhe korrupsionin më të madh, është normale që edhe biletat e Kombëtares do t’ia shesin njerëzve me çmime të pamëshirshme. Por çudia është pse hesht opozita?

Si ka mundësi që asnjë opozitar nuk flet për batërdinë që bëhet me biletat e Kombëtares?!
Ose janë të kapur nga Duka, ose tmerrësisht të paaftë.

Kjo opozitë që u ngjir dhe kënaqej me një zv/ministre që përfundoi në SPAK për një arkë peshku, hesht për një skandal kaq të madh me vlerë miliona euro. Po, janë miliona euro, sepse Shqipëria luajti katër ndeshje kualifikuese këtë edicion si pritëse dhe stadiumi ishte plot, ndërsa biletat shiteshin siç shiten ndeshjet e kampionatit shqiptar: para syve të publikut, por është vetëm një që fiton: ai që kap skedinën… Duka.

Pse nuk flet Sali Berisha që i këputet shpirti për ekonominë e shqiptarëve?

Po SPAK pse nuk ndihet kur një industri kaq e fuqishme vepron në mënyrë okulte?

Të gjithë e dinë që federata është biznesi më i suksesshëm që ka Duka sot, por të paktën ta trajtojë si biznes të ligjshëm, ku edhe pse çmimin e biletave e vendos sa të dojë, të paguajë taksat minimalisht.

Në një rast si ky duhen pyetur edhe tatimet: sa derdh në arkën e shtetit FSHF kur vendos të caktojë këto çmime?
Po Autoriteti i Konkurrencës së Denar Bibës, ç’mendim ka për këto çmime disproporcionale për këtë popull të përvuajtur?

Prandaj sot shqiptarët do kënaqen me cirkun e radhës, ndërsa nesër do ankohen për çmimin e bukës.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme