Sociale 6 September 2025, 17:20 Nga VNA

Domate, speca e pjeshka të kontaminuara nga pesticidet. Pse hesht Ministria e Bujqësisë?

Ndaje në Whatsapp
Domate, speca e pjeshka të kontaminuara nga pesticidet. Pse hesht Ministria

Tonelate me domate, pjeshkë dhe së fundmi speca shqiptarë janë bllokuar nga Kroacia, Bosnje Herzegovina dhe Sllovenia, për shkak të nivelit të lartë të pesticideve në to. Autoritetet në mbrojtje të konsumatorit u kanë kërkuar popullatës së këtyre vendeve të mos i konsumojnë dhe nëse i kanë blerë, t'i kthejnë pranë pikave të shitjes. Lajmi është dhënë nga mediat e huaja, në lidhje me problematikën ka reaguar edhe Bashkimi Europian. Por në Shqipëri jo vetëm që ka pllakosur heshtja, por vijojnë të shiten lirshëm në tregjet shqiptare. 

Kudo sot, në pikat e shumicës dhe pakicës, gjendeshin me arka të tëra, domate, speca e peshka. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtat sasi të bllokuara nga vendet e sipërpermendura, por fakt është Ministria e Bujqësisë nuk ka reaguar mbi masat e marra pas këtij rasti.  

Situata

Vetëm një ditë më parë, pas domateve dhe pjeshkëve të bllokuara në Kroaci në Slloveni është bllokuar një sasi me spec të kuq. Kompania Geaprodukt në Slloveni, që merret me tregtimin e fruta-perimeve, u ka kërkuar konsumatorëve që të kthejnë pas produktin në dyqanet ku i kanë blerë ose t'i hedhin në mbeturina.

Në to janë gjetur pesticide në sasi të lartë si acetamiprid, formetanate dhe flonicamid. Produkti i eksportuar nga Shqipëria drejt Sllovenisë, nga data 24 gusht deri në 4 shtator, ishte paketuar në kuti kartoni dhe më pas në qese plastike. Sipas mediave te huaja kompania sllovene iu ka kërkuar të gjithë qytetarëve të mos e konsumojnë produktin, për shkak të pesticideve të tepërta, por ta kthejnë në vendin e blerjes ose ta hedhin. Ndërsa, personat që kanë qenë në kontakt me ushqimin e kontaminuar, duhet të dezinfektojnë duart, njoftuan autoritetet në Slloveni.

Sipas të dhënave nga sistemi evropian RASFF, në mostrat e marra në treg më 26 gusht janë identifikuar 3 lloje pesticidesh të rrezikshme për shëndetin, ndaj është kërkuar të tërhiqet nga tregu. Për shkak të rrezikut për këtë rast është dhënë ‘njoftim alarmi’ nga shteti sllovak.

Vetëm në muajin korrik, 3 ngarkesa të tjera me speca nga Shqipëria janë ndaluar në Kroaci e Slloveni po me të njëjtën prezencë pesticidesh.

Ndërkohë, më 3 shtator, Kroacia dhe Bosnjë Hercegovina bllokuan pjeshkët nga Shqipëria, pasi përmbajnë pesticide. Po ashtu, Kroacia asgjësoi 4 tonë me domate shqiptare, pasi rezultuan të ishin spërkatur 5 herë më tepër se norma e lejuar me helmin që vret insektet chlorfenapyr. Domatet e rrezikshme u groposën nga shteti kroat, i cili po ashtu më 22 gushti kishte asgjësuar 5 tonë pjeshkë nga Divjaka, sepse në këtë frutë shqiptar ishte gjetur prezencë e lartë e metalit të rëndë, nikel.

BE reagon për specat shqiptare: Përmbajnë 3 lloje pesticidesh

Pas një kompania e tregtimit të produkteve ushqimore në Slloveni bëri thirrje për tërheqje nga tregu të specave shqiptare me përmbajtje pesticidesh, alarmi është ngritur edhe “RASFF”, agjencia e Bashkimit Europian për Sigurinë Ushqimore.

Në njoftimin e bërë publik së fundmi, Agjencia e BE për Sigurinë Ushqimore e konsideron serioze situatën, teksa sqaron se nga analizat ka rezultuar që në specat e Shqipërisë u gjetën 3 lloje pesticidesh; Formetanate, Acetamiprid dhe Flonicamid.

Pas evidentimit të pesticidive, Agjencia e BE ka njoftuar Shqipërinë si vend i origjinës, si dhe Austrinë e Kroacisë si vende ku do të eksportoheshin specat shqiptare. Në këtë listë është edhe Slloveni, por ishte pikërisht ky shtet që ngriti i pari alarmin duke kërkuar tërheqjen nga tregu të specave shqiptare.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme