Sociale 21 November 2025, 16:11 Nga VNA

Dimali dhe Bilishti nën ujë, një person rezulton i humbur në Progër

Ndaje në Whatsapp
Dimali dhe Bilishti nën ujë, një person rezulton i humbur në

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në zonat e Dimalit dhe Bilishtit, duke përkeqësuar ndjeshëm situatën në disa komunitete. Ujërat kanë vërshuar në rrugë, banesa dhe toka bujqësore, ndërsa autoritetet po punojnë pa ndërprerje për menaxhimin e emergjencës.

Ndërkohë, në fshatin Progër të bashkisë Devoll raportohet për një person të humbur. Djali i zonjës F.H., 76 vjeçe, ka njoftuar se nëna e tij ka dalë nga banesa në orët e mëngjesit dhe nuk është kthyer më. Autoritetet dyshojnë se zhdukja mund të jetë e lidhur me kushtet e vështira atmosferike dhe niveli e lartë të ujërave në zonë.

Për kërkimin e të moshuarës janë angazhuar forcat e Repartit Ushtarak 1033 në Drenovë, si dhe efektivë të DVP Korçë, të cilët po zhvillojnë operacione intensive në terren. Kërkimet vijojnë, por reshjet e vazhdueshme dhe terreni i përmbytur po e vështirësojnë ndjeshëm aksionin.

 

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme