Sociale 26 January 2026, 21:08 Nga VNA

Dhoma e Avokatisë Vlorë kundërshton zhvendosjen e Kadastrës: Vendim i dëmshëm dhe diskriminues për qytetin

Ndaje në Whatsapp
Dhoma e Avokatisë Vlorë kundërshton zhvendosjen e Kadastrës:

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit për zhvendosjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nga Vlora drejt Tiranës, duke e cilësuar atë si të papranueshëm, të njëanshëm dhe thellësisht të dëmshëm për qytetin, profesionistët e drejtësisë dhe qytetarët e qarkut të Vlorës.

Në një deklaratë publike, Dhoma e Avokatisë shprehet se ky vendim nuk përbën një rast të izoluar, por është vazhdim i një politike sistematike të zbrazjes institucionale të Vlorës. Sipas saj, kjo prirje ka arritur kulmin me largimin e mëparshëm të Gjykatës Administrative dhe Gjykatës së Apelit, duke e lënë qytetin pa institucione kyçe të drejtësisë dhe duke e kthyer atë në një “periferi institucionale pa peshë” në hartën juridike të vendit.

Reagimi

Dhoma e Avokatisë Vlorë shpreh indinjatën dhe kundërshtimin e saj të fortë ndaj vendimit për zhvendosjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nga qyteti i Vlorës drejt Tiranës, një vendim i papranueshëm, i njëanshëm dhe thellësisht i dëmshëm për qytetin, profesionistët e drejtësisë dhe qytetarët e këtij qarku.

Ky veprim, thekson Dhoma, nuk është i izoluar, por përfaqëson vazhdimin e një politike sistematike të largimit të institucioneve shtetërore nga Vlora, e cila ka kulmuar me largimin e Gjykatës Administrative dhe Gjykatës së Apelit, duke e shndërruar qytetin në një periferi institucionale pa peshë në hartën e drejtësisë shqiptare.

Sipas Dhomës së Avokatisë, largimi i institucioneve shtetërore nga Vlora përbën:

cenim të rëndë të aksesit në drejtësi dhe shërbime publike për mijëra qytetarë;

goditje direkte ndaj profesionit të avokatit, funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë juridike;
diskriminim territorial të hapur, që favorizon centralizimin ekstrem në Tiranë dhe braktis qytetet historike dhe strategjike të vendit.

Dhoma thekson se Vlora, si qytet me peshë historike, juridike dhe kombëtare, nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet si një qytet i dorës së dytë. Vendime të tilla, të marra pa konsultim me komunitetin juridik dhe pa një analizë reale të pasojave, përbëjnë shkelje të parimeve të shtetit të së drejtës dhe të decentralizimit administrativ.

Në përfundim, Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë kërkon:

rishikimin e menjëhershëm dhe anulimin e vendimit për zhvendosjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës;
ndërprerjen e politikës së largimit të institucioneve nga Vlora;
rikthimin e funksioneve gjyqësore dhe administrative, të domosdoshme për një qytet të këtij dimensioni dhe rëndësie.

Dhoma paralajmëron se, nëse kjo prirje vazhdon, rezervon të drejtën të ndërmarrë çdo veprim institucional dhe ligjor, në bashkëpunim me aktorë të tjerë vendorë dhe kombëtarë, për të mbrojtur interesin publik dhe dinjitetin e qytetit të Vlorës.

"Vlora nuk do të heshtë dhe nuk do të pranojë të zhvishet nga institucionet e saj”, përfundon deklarata.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme