Sociale 3 March 2026, 18:07 Nga VNA

Dhe telashet s’kanë të sosur për SelfCare (dhe bizneset); Platforma sërish me probleme

Ndaje në Whatsapp
Dhe telashet s’kanë të sosur për SelfCare (dhe bizneset);

Fillimi i 2026-s ishte stresues për ekonomistët, që u përballën me mosfunksionimin e “SelfCare”, platformës, nëpërmjet së cilës bizneset kryejnë veprimet administrative online, e cila sërish menaxhohet përmes e-Albania.

Për ditë të tëra platforma, të cilët bizneset e përdorin për rakordimet e faturave, fiskalizimin e faturave të importit, lëshimin e faturave (për të vetëpunësuarit) e shërbime të tjera, ishte tërësisht jashtë funksioni.

Rakordimi i faturave pengoi bizneset si në deklarimin e inventarëve ashtu dhe në punën për mbylljen e bilanceve të vitit 2025, përveç kohës që ata shpenzuan edhe fundjavave për të kapur momentin kur SelfCare punonte. Edhe kur sistemi u rikthye në punë në fund të janarit, sërish kishte probleme aksesimi dhe në gjysmën e parë të shkurtit.

Ndërsa javët e fundit sistemi ka qenë funksional, në kuptimin që është e mundur të hysh në të, bizneset raportojnë se ai sërish po shfaq probleme në shërbimet e ofruara.

“Për muajin shkurt 2026 ka dublikime të faturave në platformen self-care”, thotë ekonomisti i një shkolle private. Një tjetër shton se përveç dublikimit të faturave ka dhe probleme me mungesën e tyre, apo ka raste që fatura është bërë për marsin dhe del për shkurtin.

Ekonomistët raportojnë se ata kanë bërë kërkesë për saktësim, por ende nuk janë reflektuar.

Një ekonomiste thotë se ndonëse fatura i del në sistem, është e pamundur që ajo të shkarkohet.

“Nuk më dalin fare e-envoice dhe mi kërkojnë klientët për ti paguar; nuk iu dalin as atyre faturat e mia në soft”, ankohet një tjetër.

Ekonomistëve, – që krahas stresit të platformës që ka probleme, u duhet të përballen dhe me presionin e bizneseve, që u kërkojnë llogari për një gjë që ata nuk e kanë në dorë- nuk u mbetet veçse të luten çdo ditë, që SelfCare të punojë…/Monitor

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme