Sociale 22 Nëntor 2025, 16:50 Nga VNA

Denoncimi/ Resort në Butrint me bekimin e Kumbaros, mes zonës antike dhe falsifikimeve

Ndaje në Whatsapp
Denoncimi/ Resort në Butrint me bekimin e Kumbaros, mes zonës antike

“Pikëza e Vogël” e Ministres Kumbaro. Jo vetëm u shkatërrua një vendbanim antik por u falsifikuan edhe dokumentat dhe raportet e germimeve te mëparshme"-kështu shkruan studiuesi Auron Tare i cili ndër të tjera denoncon se në këtë mënyrë Ministria e znj Kumbaro i hapi rrugë ndertimit të resortit me ndihmen e drejtuesve te Fakultetit të Arkeologjisë.

"Vetëm 50 m nga kjo Kullë Mesjetare gjendet Muri i Demës, një vepër fortifikuese e shek IV p.k unikal në ndërtimet fortifikuese antike"-për këtë si risjell një shkrim të botuar dy vite të shkuara. 

“Muri i Demës”

Murin e Demës nuk e prishën as romakët, as hunët, as ostrogothët, gotët, sllavët. E rrëzuam ne.

“Duke pritur barbarët”

Ç’po presim ne të mbledhur te ky shesh

Barbarët do të mbërrijnë sot këtu.

Përse Senati rri pa punë sot,

Dhe senatorët ligjvënës ç’presin?

Barbarët sot që larg do të arrijnë,

Çfarë ligjesh mund të bëjnë senatorët?

Barbarët ligjet krejt do bëjnë vetë.

Pse befas ky trazim tejpërtej sheshit,

(Shiko fytyrat si u ngrysën krejt),

Pse rrugë e sheshe u shkretuan befas,

Dhe njerëzit në shtëpi kthejnë plot merak?

Poezia e famshme e poetit grek Cavafi, duket sikur të jetë shkruar për një nga monumentet më epike në tokën shqiptare. Murin e Demës, një vepër monumentale e ndërtuar diku më shumë se 2300 vjet të shkuara midis Sarandës së sotme dhe Butrintit Antik. Një Mur i ndërtuar me gurë të mëdhej sjellë nga guroret antike u ngrit pikërisht për të mbrojtur Qytetin e Butrintit.

Në pikën më të ngushtë ku Liqeni i famshëm i Pelodesit Antik (Liqeni i Butrintit)lidhej me detin, banoret e ngritën këtë vepër monumentale ku për 2300 vjet me rradhë qëndroi atje kryelartë për të ndalur hordhitë e barbarëve ndaj qytetërimit. Nuk e prishën as romakët, as hunët, as ostrogothët, gotët, sllavët, pechenegët, avarët më vonë Normanët apo edhe më vonë otomanët. Muri i Demës i rrezistoi kohës duke mbritur deri më sot i pa trazuar dhe i pa prishur nga asnjë hordhi barbare.

Për këtë arsye u përfshi në Hartën e kufinjve të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Deri më sot.

Shikoni pamjet e transmetuara nga Zëri i Amerikës mbi atë që po ndodh vetëm 100 metra nga ky Monument madhështor. Për momentin mu duk sikur Zëri i Amerikës kishte ngatërruar kronikën duke treguar bombardimet në Gaza.

Po jo jo, Zëri i Amerikës ishte i qartë. Pamjet e transmetuara tregonin se cfarë po ndodhte në Pikën e Vockël të Ministres së Kulturës Kumbaro e cila i tregoi jo vetëm kolegëve të saj deputetë, por edhe publikut se nuk kishte asgjë të keqe që në emër të zhvillimit të hante pak nga kufinjtë e Butrintit. Askush nuk foli, kolegët deputetë ulen kokën, fundi i fundit ku ishin barbarët?

Muri i Demës kishte pritur me kot një mori shekujsh dhe barbarët nuk ishin dukur gjëkundi. Përse i shërbente civilizimit ky Mur?

E ashtu siç kendon Cavafi

Sepse ra nata dhe barbarët s’erdhën

Dhe nga kufijtë dikush mbrrijti e tha: Se asgjëkund barbarë atje s’ka. Po vallë tani ç’do bëjmë ne pa barbarët?

Video

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Pse vetëm Rama do bëjë aeroporte?

Unë jam Ambrozia Meta që t’i gërric nervat…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme