Sociale 2 November 2025, 17:54 Nga VNA

Denoncimi: Fshatrat po boshatisen çdo ditë e më tepër në gjithë juglindjen

Ndaje në Whatsapp
Denoncimi: Fshatrat po boshatisen çdo ditë e më tepër

"Shtëpitë po ngelen bosh. Shumë të moshuar rrojnë të vetmuar, pa përkujdesje dhe shpesh vdesin në heshtje. Të rinjtë nuk po gjejnë shpresë në Shqipëri. Ata që kanë ngelur nëpër fshatra, punojnë ditë e natë, pa pushim, e të dielave, si sot dhe nuk u del gjë. Veç mbajnë frymën". Kështu shkruan gazetari Xhensil Shkëmbi i cili denoncon se fshatrat po zhduken, sidomos ato që janë larg asfaltit.

Ato pa rrugë. Pa jetë. Pa qendra shëndetësore. Aty ku mjeku shkon njëherë në 3 muaj ose nuk shkon fare. Aty ku shkollat janë me klasa kolektive ose janë kthyer në hambare për jonxhen e lopëve. Pakkush po flet për fshatrat e Korçës, Kolonjës, Pogradecit, Devollit, Maliqit e Pustecit.

Pakkush po flet se nuk ka më zhurma të rinjsh nëpër fshatra. Tokat po mbeten batallë. Pa faj të njerëzve. Edhe të punosh fort, ministria mbështet fermerët e mëdhenj e jo të vegjël.

"Edhe lopa nuk po nxjerr më qumësht, nga inati njerëzve, që dikur i shtinin tre herë në ditë tagji, ndërsa sot hanë dy herë për vete dhe njëherë shkojnë t'i hedhin lopë "- përfundon statusin e tij gazetari. 

 

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme